in

Dorëzohen 13 dorëshkrimet e para për Çmimin Letrar “Kadare” 2023

Anëtarët e jurisë së konkursit për edicionin e tetë të Çmimit Letrar “Kadare” kanë marrë në dorë 13 dorëshkrimet e para dhe kanë filluar punën për vlerësimin e fazës së dytë, ndërkohë juria bën me dije se presin akoma për kontribute të tjera, deri në datën 17 janar.

Prurjet vijojne me:

1- Robert Shkurti

2-Vasil Makoci

3-Kujtim Lapa

4-Klidi Apostoli

5-Gezim Murajza

6- Leonard Veizi

7-Tobias Xhaxhiu

8- Iliaz Bobaj

9- Ermelinda Pashaj

10- Piro Loli

11- Alban Tufa

12- Resmi Osmani

13- Grigor Banushi

Juria, e cila përbëhet nga poetja Natasha Lako, Alfred Peza, gazetari nga Shkupi Nazim Rashidi, Ermir Nika dhe Irena Myzeqari do të përzgjedhin veprën më të mirë në prozë për vitin 2023. Fituesi do të shpallet në fund të muajit shkurt dhe do t’i akordohet 10 mijë euro, ndërsa vepra do të botohet e promovohet nga UET PRESS.

Juria do të përzgjedhë mes garuesve dhjetë më të mirët, që do të jenë edhe pretendentët për çmimin e madh.

Edicionin e kaluar, fituese u shpall shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin e saj “Pusulla të Verdha”. Në fjalën përshëndetëse gjatë akordimit të Çmimit, ajo zbuloi se kishte konkurruar tri herë me tri vepra të ndryshme, derisa u shpall autorja fituese për 2022-shin. Shkrimtarja, e cila është shquar veçanërisht për librat me kujtime si “Vila me Dy Porta”, solli një roman mbi plagët e tranzicionit dhe njerëzit me aftësi ndryshe.

Të tjerë fitues të shquar të Çmimit Kadare kanë qenë Gani Mehmetaj dhe Musa Ramadani, nga Kosova, Rudolf Marku, Virgjil Muçi, Shkëlqim Çela e Loer Kume.

Përgjatë viteve, në këtë konkurs kanë garuar edhe emra të tjerë të njohur si poetja Mimoza Ahmeti, shkrimtarët Zija Çela e Bardhyl Londo, publicisti Mustafa Nano, poeti Primo Shllaku, Ylljet Aliçka, Gazmend Krasniqi e shumë të tjerë.

Ky çmim, i cili mori edhe bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, për të mbajtur emrin e tij, u ngrit si një projekt për promovimin e letërsisë shqipe, me synimin për të krijuar një traditë të gjatë. Gjithashtu, një synim tjetër i këtij çmimi është edhe nxitja e kritikës shqip.

Në të tetë edicionet e këtij çmimi letrar është ruajtur edhe tradita e konkurrimit të veprave në prozë letrare, për t’i qëndruar besnik edhe emërtimit, në nder të shkrimtarit të madh shqiptar, i cili njihet në radhë të parë si romancier./Liberale.al/

Shënim: Autorët e interesuar mund të dorëzojnë punimet e tyre letrare në adresën: cmimikadare@uet.edu.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

‘Ditë e Kuqe’ me regji të Besim Ugzmajlit pritet të shfaqet në Netflix

Mot ekstrem në Afganistan, 124 viktima nga temperaturat e ulëta