in

Donika Gërvalla vërejte Pacollit: Po e rrezikon procesin e njohjeve

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka refuzuar të japë informata lidhur me njohjen e paralajmëruar nga ish-kryediplomati Behgjet Pacolli, me arsyetimin se rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin.

MPJ, përmes një përgjigjeje për Gazetën Express u ka bërë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund t’i cenojë proceset e tilla.

“Nuk japim informacione lidhur me këtë temë. As në rastin konkret, e as në raste të ngjashme, ku rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund të cenojë proceset e tilla të brishta”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shkruar të dielën publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i një shteti është i interesuar të vijë këtë javë në Kosovë për ta zyrtarizuar njohjen e pavarësisë. Ai tha se të shtunën ia ka dërguar Kurtit mesazhin e këtij presidenti në WhatsApp.

“Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet”, shkroi Pacolli dje në Facebook.

Pacolli tha se për këtë njohje nevojitet vetëm miratimi i kryeministrit.

Behxhet Pacolli i Hashim Thaçit, ishte ministri më i dështuar në historinë e dilplomacisë sonë, që nxiti reaksione për çnjohje dhe mosnjohje të reja. 

Lini një Përgjigje

Vuçiq dhe Zaev u vendosen në hoteln e komandantëve të Rognerit

Krimet serbe në Elbasan