in

Donika Gërvalla: Kosova është pozicionuar në krah të botës demokratike

Ministrja, Donika Gërvalla po raporton në Komsionin e Punëve të Jashtme.

Ajo së pari ka folur për situatën në Ukrainë, ku ditë më parë kanë filluar sulmet ushtarake nga ana e Rusisë.

Ajo në lidhje me këtë tha se Kosova është pozicionuar në krah të botës demokratike. 

“Kosova shumë shpejtë dhe qartë është pozicionuar në krah të botës demokratike dhe botës së lirë. Jo vetëm sa i përketë Iuftës, por jemi rreshtuar duke iu bashkangjitur sanksioneve ekonomike, si të atyre të BE-së, ashtu edhe të SHBA-së”, u shpreh ajo.

Gërvalla gjithashtu u shpreh se kanë kërkuar nga KFOR-i që të bëhet mbyllja e hapësirës ajrore për Rusinë.

 “Kemi kërkuar nga KFOR-i mbylljen e hapësirës ajrore për Rusinë. Komandanti i KFOR-it ka thënë se KFOR-i së bashku me NATO-n janë duke e shqyrtuar këtë kërkesë tonën. Na është premtuar nga KFOR-i dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që se këtë kërkesë tonën do ta marrin seriozisht”, u shpreh tutje ministrja Gëvalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Trump: Të vendosim flamujt kinezë te aeroplanët tanë dhe të bombardojmë Rusinë

Edhe disa fjalë për “ruso-amerikanin” e Baletit Kombëtar të Kosovës që njëjtë si Putini është “kundër çdo lufte”