in

Dokumentari anti-ukrainas i reklamuar nga ekstremi i djathtë, i financuar nga Moska

Kremlini nuk mund të kishte kërkuar një publicitet më të mirë në një kohë më të mirë se kur Ben Swann, një gazetar që pretendon se është i pavarur dhe që reklamon teori konspirative, publikoi 12 video, që ai premtoi se do të zbulonin të vërteta të errëta rreth presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Videot e shquara të stilit dokumentar të gazetarit Swann ishin të mbushura me aludime, sulme ndaj karakterit të zotit Zelenski dhe komente nga të ftuarit simpatizant të Rusisë në luftën e saj dyvjeçare me Ukrainën.

Dokumentari “Zelenskyy Unmasked”, filloi të transmetohej në prill ndërsa Kongresi po debatonte për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e figurave të njohura konservatore në mediat mediat sociale, të cilët e shpërndan projektin për miliona ndjekësit e tyre.

Dokumentari u reklamua edhe nga Donald Trump Jr., djali i madh i ish-presidentit republikan.

“A jeni kurioz për miliarda dollarët dhe armët që Kongresi i dërgoi Ukrainës?” Trump Jr. postoi në platformat X, Truth Social dhe Threads. “Duhet të shikoni episodin e parë të dokumentarit shpërthyes me 12 pjesë.”

Ndryshe nga personalitete të tjera konservatore të medias që muajin e kaluar u tronditën pasi mësuan se videot mund të ishin financuar fshehurazi nga Kremlini, gazetari Ben Swann nuk ka shprehur asnjë shqetësim të tillë. Ai ka punuar për organizatën mediatike shtetërore të Rusisë për vite me radhë, me një nga kompanitë e tij që fitoi miliona dollarë për prodhimin e emisioneve miqësore ndaj Kremlinit.

Prodhimi i dokumentarit “Zelenskyy Unmasked” dhe përhapja e tij virale zbulon se sa gjerësisht po qarkullojnë pikëpamjet e Rusisë në mediat sociale, një prirje që shqetëson zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë të zbulimit amerikane dhe ekspertët e dezinformimit.  Voa

Scholz: Britania kryeson projektin për t’i shitur Turqisë avionë të tipit Eurofighter

Izraeli po bën atë, prej së cilës Putini do të duhej të frikësohej