Gjeneralmajor Yaakov Amidror foli në një intervistë për qëllimet e kundërsulmit izraelit kundër Hamasit dhe gabimet që çuan në humbje të mëdha të vendit të tij pas sulmit të befasishëm të organizatës. Amidror, ka shërbyer, ndër të tjera, si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, si dhe shef i Departamentit të Hetimeve të kundërzbulimit ushtarak izraelit.
“Ne jemi në mes të një lufte kundër një kombinimi të Shtetit Islamik dhe Al Kaedës, një përbindësh që e kemi lejuar të rritet përtej kufirit dhe tani e kuptojmë gabimin. Qëllimi ynë është i qartë: të shkatërrojmë të gjitha aftësitë ushtarake të Hamasit, të vrasim anëtarët e tij . Do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë, por në fund Hamasi nuk do të ekzistojë më në Rripin e Gazës”, tha ushtaraku me përvojë duke folur për “Nea”.
I pyetur se çfarë mendonte për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit dha këtë përgjigje: “Ne e kuptojmë se ka pasur dështime, por tani nuk është koha për t’u ndalur në të kaluarën. Pas luftës do t’i bëjmë vetes pyetje shumë të vështira, do t’i gjejmë burimet e gabimeve. Tani po shikojmë në sytë e një armiku të pamëshirshëm që kemi vendosur ta shkatërrojmë. Edhe nëse na merr shumë kohë, asnjëri prej tyre nuk do të mbijetojë.”
Gjeneralmajor i quajti terroristët e Hamasit “më të dhunshëm se edhe xhihadistët, të barbarë se çdo gjë që kemi parë deri më tani në botën moderne”. “Dhe ata sigurisht nuk kujdesen, siç thonë ata, për njerëzit e tyre,” shtoi ai.