Flet babai i 34-vjeçarit: Jena katolik, se ça i futën ca mjekrosha atje në Maqedoni? Që kur iku në Maqedoni, kaloi në depresion. . Filloi çuni t’u fal me myslimanin.
Babai i 34-vjeçarit, Rudolf Nikolli në një intervistë për News 24 ka folur në lidhje me ngjarjen që u regjistrua mesditën e kësaj të hënë në xhaminë ‘Dine Hoxha’.
Ai ka deklaruar se djali i tij prej kohësh kishte kthyer besimin nga katolik në myslimanë.Dëshima e të atit në kohë të demokracisë kam vuajtur shumë ekonomikisht. Unë jam vetë katolik. Me u kthy një kaorr dhe me u bo mysliman. Nuk ia di emrin me thënë të drejtën hoxhës. Filloi çuni tu fal me myslimanin. I thashë o bir robt krejt katolikë kanë qenë dhe janë bërë mysliman. Unë e doja shumë. Ai u mor me xhamitë. Vazhdoi shkollën për frëngjisht.Boni nja dy vjet. Nuk i mbaroi të gjitha, dhe u mor me picat. Filloi zanatin e picave në Tiranë. Hapi një biznes në Peshkopi.
Ai nuk kishte asnjë lloj arsyeje mor byrazer. Kur e mora vesh në lajm, nuk di ç’të them. Kam 4 çuna dhe dy goca. Ai është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthy nga aeroporti i Rinasit ai është në stres. Nga viti i ri deri tani u bë 5 herë që shko në spital. E kam fëmijë dhe nuk kam ku ta çoj”.