in

Digjet spitali në Rumani, vdesin 10 pacientë të shtrirë me COVID-19

 

Një spital në Rumani ku po qëndronin personat e prekur me COVID-19 është përfshirë nga flakët dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë në gjendje kritike.

Zjarri është përhapur në repartin e kujdesit intensiv të caktuar për pacientët e infektuar me COVID-19 në spitalin publik të qytetit Piatra Neamt.

Ministri rumun i Shëndetësisë, Nelu Tataru, ka thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë lidhjeje të shkurtër elektrike.

Lini një Përgjigje

SHBA mund të ketë dy vaksina të aprovuara deri në fund të vitit

Franca ndëshkon Ronaldon