in

Dialogu dhe marrëveshja Kosovë-Serbi, e vetmja alternativë

German Foreign Minister Heiko Maas addresses the media during a statement at the foreign ministry in Berlin, Germany, Wednesday, June 3, 2020. Germany’s government says it plans to lift a travel warning for European countries on June 15. (Kay Nietfeld/dpa via AP)

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar sot se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Mass ka kritikuar Bashkimin Evropian se zgjidhja e problemit mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, është vonuar, mirëpo ai ka përgëzuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për rinisjen e negociatave mes dy vendeve në Bruksel

”Zgjidhja është e vonuar. Ndaj jam shumë mirënjohës që Miroslav Lajçak rinisi në korrik dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Dhe unë ndaj plotësisht këndvështrimin e tij, se nuk ka asnjë alternativë tjetër veç një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe detyruese”, ka thënë Maas.

 Tutje, kryediplomati gjerman ka deklaruar se një marrëveshje finale mes dy vendeve arrihet kur ka vetëm një udhëheqje e fortë politike.

”Një hap i tillë kërkon udhëheqje të fortë politike. Dhe unë kam besim se udhëheqësit në Beograd dhe Prishtinë do ta dëshmojnë këtë – duke u angazhuar në mënyrë konstruktive kundrejt njëri-tjetrit, dhe duke shtruar kësisoj rrugën drejt një epoke të re”, ka shtuar Maas.

Të gjitha këto Maas i tha në një diskutim virtual ku pjesë e kësaj ishte edhe situata në Ballkanin Perëndimor.//gazetametro.net

Lini një Përgjigje

Cakaj: Është stërvonuar liberalizimi i vizave për Kosovën

Bajden mobilizoi vendet në fushaten e NATO-s