in

Dhjetë të vdekur pas të shtënave me armë në një dyqan ushqimesh në Kolorado

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona, përfshirë një oficer policie, pas një qëndrimi për disa orë në një treg ushqimesh në shtetin amerikan të Kolorados.

Sipas mediave të huaja, sulmi në Boulder përfundoi me arrestimin e një të dyshuari, në tregun King Soopers.

Siç bëhet e ditur, incidenti filloi rreth orës 14:30 me kohën lokale të hënën kur i dyshuari hyri në supermarket dhe filloi të qëllonte.

Rreth 20 minuta më vonë, departamenti i policisë Boulder shkroi në Twitter se kishte “Të shtëna aktive në King Soopers në rrugën Table Mesa”.

Policia më pas paralajmëroi njerëzit të shmangnin zonën . 

“Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni”, ishte thënë më tej.

“Nuk e di se çfarë po ndodh … Kam dëgjuar të shtëna armësh, dikush është rrëzuar”, bërtet kameramani. “Ka një njeri që po shtie me armë, ikni

Lini një Përgjigje

Takimi i Hasan Kryeziu me oficerin e misionit britanik në Shqipëri

Donika Gërvalla: Ai që nuk e di se nga vjen, ai nuk e di as se për ku është nisur