in

Dhimitër Anagnosti “Diktatori” i së bukurës në ekran!

Shkruan: Mevlan Shanaj

 Ky “kolonel i ekranit të madh që shumë shpejt u bë gjeneral” ,në çdo betejë vendoste flamurin e fitores( sipas kritikës së shkollës ruse atje ku kanë studiuar mjeshtrat tanë të kamerës , operatorët quheshin kolonelë).Anagnosti në krijimtari sa shqiptar aq edhe në nivele ndërkombëtare! 

Mjeshtri  i ndërtimit të karaktereve shqiptare ! Dramaturgu i psikologjive të ngarkuara emocionalisht! ( Malet me blerim mbuluar, Lulëkuqet mbi mure). Kamera e zbërthimit të thellësive njerëzore( Përrallë nga e kaluara, Plagë të vjetra) Ka vulosur Shqipëri në çdo vepër!

Anagnosti erdhi dhe mbeti në majë! Veprat e Anagnostit kanë krijuar histori në ekranin shqiptar me përgjithësime artistike goditëse ( Komisari i dritës, Dueli i heshtur).Jetëgjatësia e tyre është dhe do të jetë në kulturën shqiptare si kurorë me gjelbërim ulliri të përjetshëm! Teli i sertë për t’u rreshtuar. I hidhtë në qëndrim me të shëmtuarën. Pa zhurmë në rrugën e Siziftit të kinemasë. I rreptë në vendime. Notar i thellësive të kaltra në zbulim të perlave! Jetë të gjatë kineasti i krenarisë së ekranit tonë të lodhur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rusia në dashuri me Lukashenkon

Kosova do të ftohet në samitin amerikan