in

Dha dorëheqje drejtori i “Trepçës” pas presioneve politike

Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të pozitës së drejtorit në minierën e “Trepçës”.

Këtë e ka konfirmuar Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”.

“Z.Hysen Vrajolli sot ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij ka ardhur pas presioneve politike dhe nuk ka të bëjë me grevën e minatorëve”, ka thënë Sadiku.

Ndërkohë punëtorët e minierës së “Trepçës” dhe Artanës qysh nga dje kanë hyrë në grevë për shkak të pakënaqësisë ndaj mosdalejs së pagës për muajin tetor

Lini një Përgjigje

Biden pritet të ndryshojë shumë nga politikat e Trumpit për imigracionin

6 vjet e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin