in

Dëshmi për mizoritë e Miladin Popoviçit

 

Enver Dajçi në vitin 1944/45 ka qenë shef i policisë (nuk e di se si është quajtur atëherë, mbase milicisë si më vonë, apo diçka si me “komandë të ven dit”) për Prishtinën. Duke parë se po zhdukeshin njerëzit, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në tërë Kosovën i shkon Miladin Popoviqit në zyrë dhe i thotë se “njerëzit po zhduken përnatë pa hetuesi e pa gjyq”. Miladin Popoviqi me një’ egërsi i bërtet: “Shko ti kryej punën tande dhe mos u merr me këtë. Kjo është punë e OZN-as (Odeljenja za zaštitu naroda (OZN) (Seksioni për mbrojtjen e popullit)”.

Në atë kohë kështu quhej sigurimi shtetëror i Jugosllavisë që’ për kryetar kishte Aleksandër Rankoviqin. Ky institucion  mori emri më vonë  (1946) UDB  (Uprava za Državna besbednost –Administrata për sigurimin shtetëror).

Enver Dajçi kaloi në Shqipëri, por edhe atje nuk gjeti qetësinë njerëzore, se u arrestua dhe u burgos për disa vjet nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar.

Lindi më 1916, në Mitrovicë, Kosovë. Më 15 korrik 1972, me vendim nr. 204, Gjykata e Tiranës e dënoi për agjitacion e propagandë, me 6 vjet burg. Arrestuar më 7 tetor 1971, liruar më 1 prill 1977. Vdiq te e bija, Mimoza Dajçi. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi në Shqipëri u përmbys regjimi diktatorial.

“Kush e vrau Haki Tahën”: në botimin e tretë të plotësuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Riinterpretimi shkencor i një procesi historik të Kosovës

Qerim Begollit nga ata që e shpallen pavarësinë e Shqipërisë