Lidhja Demokratike e Kosovës njofton nëpërmjet një komunikate anëtarësinë e saj se deri më tani kandidaturën për kryetar të kësaj partie e kanë paralajmëruar Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku. Njëkohësisht, siç shkruan në këtë njoftim, në ditët në vijim priten edhe kandidatura të tjera për të parin e LDK-së. Të rikujtojmë se tubimi për zgjedhjen e kryetarit do të mbahet më 14 mars.
“Dëshirojmë ta njoftojmë anëtarësinë e LDK-së, se deri më tani kanë paralajmëruar kandidaturat për kryetar të LDK-së, z. Anton Quni, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i degës së LDK-së në Prizren, z. Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i komunës së Gjilanit dhe i degës së LDK-së në Gjilan dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së. Në ditët në vijim priten paralajmërime edhe të kandidatëve tjerë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.