in

Deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë vaksina sesa që duhen

 Drejtori ekzekutiv, Albert Bourla tha të mërkurën se ai ka besim se deri në fund të vitit 2021, bota do të prodhojë më shumë doza të vaksinës sesa duhen për të luftuar pandeminë e koronavirusit.Deklarata e tij erdhi pasi Britania miratoi vaksinën nga Pfizer dhe partneri i tyre gjerman i bioteknologjisë BioNTech të mërkurën. Kompanitë pretendojnë se vaksina e tyre është 95 për qind efektive.”Ndihem shumë rehat sepse deri në fund të vitit 2021 do të kemi më shumë doza sesa na duhen”, tha Bourla në një konferencë virtuale në Athinë. “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur kapacitetin e prodhimit (…) duhet ta rrisim atë në muajt e ardhshëm,” shtoi ai.Agjencia Britanike për Kontrollin e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) lëshoi një aprovim për përdorimin urgjent të vaksinës vetëm 23 ditë pasi Pfizer njoftoi rezultatet e fazës përfundimtare të provës klinike. Britania do të fillojë vaksinimin javën e ardhshme.Rregullatorët e SHBA dhe BE po testojnë të njëjtën vaksinë, por ende nuk e kanë miratuar atë.Bourla tha se qeveritë, ndërkohë, nuk duhet t’i nënshtrohen masave të tjera. “Unë mendoj se është e rëndësishme të përdorni vaksinën si një mjet”, tha Bourla, duke shtuar se “pa dyshim” do të jetë më efektive dhe e qëndrueshme.”Koha për t’u kthyer në normale nuk është larg, por sigurisht që nuk është tani”, shtoi ai.Bourla, grek me kombësi, foli në një tryezë të Dhomës së Tregtisë SHBA-Greke, e cila u ndoq gjithashtu nga kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis. 

Lini një Përgjigje

Administrata e Trumpit vlerëson: 100 milion amerikanë do të vaksinohen deri në fund të shkurtit

Hoxhaj: Kandidati për president duhet të jetë nga PDK-ja