Sherif Ramabaja
Mezi e kishin fituar betejën. Pritej vetëm konstituimi i Kuvendit që ta merrnin mandatin, e futeshin në parlament. Kjo ishte edhe ëndrra e tyre. Tash nuk u ka mbetur tjetër, përpos të futen në BIG BROTHER.
E kishin ëndërruar kohën para parlamentarizmit duke punuar në profesione të ndryshme: disa duke i tallur thoshin se ishin lopar, bari, këpucëtar, hamallxhi, seksera, kumarxhi, dilenxhi, faqezi, mashtrues, manipulues, milioner etj. Por kishte dhe të profesioneve të ndryshme inxhinier, mjek, gazetar, zjarrfikës, jurist, profesor, elektricistë, politikan etj. që përfaqësonin të gjitha kategoritë e popullit. Prandaj për këtë quhet edhe parlament.
E keqja e tyre është se padronët e tyre si duket i kanë në grusht. Nuk po ua lejojnë votimin fshehtë, duke shfaqur dyshimin se ata do të votonin pro zgjedhjes së krye parlamentares që të futeshin në parlament. Po çdo të fitonin padronët, Pyesin shumica? Leshin, do të thoshin të tjerët.
Duke i analizuar kryetarët e partive, Abdixhikun e LDK, Haradinajn e AAK, Memliun e PDK etj. do të vërehej se nuk po pajtohen të mbesin me gishta në gojë, prandaj po ngrehin pluhur dhe po luftojnë për kulaçin.
Kulaçi nuk dihet si do të dukej. Po aty qëndron problemi. Kulaçi mund të jetë ftesë për ndarjen e pushtetit, po mund të jetë edhe e kundërta: kulaç i dhënies së përgjegjësisë për pasurinë milionëshe apo miliardëshe, nga udhëheqësish partiak, apo oligarkët e afërt me ta.
Pra nga frika e kulaçit, po veprohet në këtë mënyrë. Kulaçi për ndarjen e pushtetit synohet, po jo kulaçi i cili sjell hetim për personat që Kosovën e shohin si plaçkë të tyre.
Dhe si do të zgjidhet ky problem, po diskuton Papa i sapo zgjedhur, Putini i cili këto ditë e kishte për vizitë Vuçiqin e Dodikun, ish ambasadori Grenell, e shumë personalitete të rëndësishme botërore.
Propozimi më i ri ishte që deputetët nëse e humbin postin e tyre, si kompensim t´u mundësohet hyrja në BIG BROTHER, ku aty do të rrëfenin pa dorëza se si qëndronte puna. Kush ua futi dhe si i futi në lojë. Kush ua mori mandatin dhe çmendojnë tash, pas humbjes së tij për padronët e tyre.
Në BIG BRODHER deri më tash janë shqyrtuar shumë nga këto çështje dhe aty janë futur vetëm njerëz eminent, apo yjet e kombit.
Në BIG BROTHER janë futur edhe hoxhallarët, të cilët kanë rrëfyer për jetën pas vdekjes. Rolin e tyre në aksionin e armëve, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore etj. Hoxhollarët po ashtu aty flisnin edhe për rolin e tyre historik, në shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, e sidomos tash rolin e tyre pas çlirimit të vendit: indoktrinimin e rinisë me ideologji islamike, mbushjen e Kosovës me xhami, ndërtimin e tyre nëpër pjesët më të bukura dhe më të frekuentuara të vendit, palljen e tyre shtazarake në gjuhë araben, gjoja se po i luten zotit, mobilizimin e të rinjve në kuadër të organizatave terroriste ISIS, spiunimin për Serbi, Rusi etj, etj.
Pra në BIG BROTHER radhiten dhe rrehen problemet kryesore të kombit, prandaj deputetët e sapo zgjedhur, do të duhej që me krenari ta pranonin këtë rol, pas humbjes së mandateve. Ndoshta ky do të ishte ngushëllimi i tyre i fundit, që t´i tregonin aftësitë e tyre në lëmin e politikës.
Për këtë populli ua ka besuar edhe votën e tyre dhe do të ishte një shpagim ndaj votuesve, që ta kuptojnë se kujt në të vërtetë ia kanë besuar këtë besim të shenjtë.
Mars – Rover (Satirë)