in

Politikan i shekullit te shqiptarët është vetëm Ibrahim Rugova

Self Confession

Politikan i shekullit te shqiptarët është vetëm Ibrahim Rugova.

Rugova diti ku ta prek ndërgjegjen njerëzore,  e diti ku rrah zemra e këtij populli të përvuajtur.Ishte më shumë sesa politikan,  ishte një Prijës që na e mësoi durimin dhe paqen!Kur të gjithë i shpallën luftë,ai zgjodhi paqen!

Rugova kishte paqen në shpirt dhe atë ndjesi e përcolli në popull.

Nëpër takime diplomatike të rangut botëror,  i përuleshin mbretërit dhe Papa!

Si një aristokrat dardan, Rugova i tha botës me gjuhën e tij të butë,  unë kam gjakun e njejtë me perandorët që ju dhanë civilizimin.Unë nuk jam më pak se ju,  por jam më shumë se aty filloi gjeneza, aty u përhap dija, që pastaj ishte mbyllur shekujsh në pushtimet e egra nga pushtues pa njerëzi.

Rugova, nuk e shihte Dardaninë të përkohëshme!Ajo ishte e përjetshme, nuk e qiti në treg ëndrrën e popullit,nuk i hodhi sakrificat poshtë por për hir të mirësisë së përgjithshme; bashkëpunoi edhe me ata të cilët e shpallën tradhëtar dhe kërkonin vrasjen e tij.

Rugova popullit nuk i dha drama, nuk i dha mjerim, por shpresë, dashuri dhe besim për jetën!Ndryshe nga ata që dolën nga laboratore eksperimentale të komunizmit, që nuk kanë respekt për popullin as për shtetin, që krimet serbe ndaj shqiptarëve në Dardani, i quajnë rrëmujë, që janë herë në Beograd e herë në Stamboll dhe me çdo kusht kërkojnë primatin e një pushteti të përjetshëm; mbi delet që nuk i duan, por i therrin sipas nevojës.

Pas Elites Dardane erdhi epoka e zhgjyrave!Të gjithë që sot thirren në diçka tjetër, harruan se çfarë kanë thanë dhe çfarë kanë ba dje!Populli thotë qa të mbjellë korr,  ne sot si popull dhe si shtet po korrim izolim,  mjerim, padijeni,përqeshje me një fjalë kohë anti-vlerash të cilat kanë shpërthyer në çdo aspekt jetësor!

Rugova e deshi Dardaninë si Zojë,  të lulëzonte përsëri nga hiri i gjakut në kontinentin e lashtë!

Zgjyrat e shndërruan shtetin në mahallë, duke ja ndaluar lulëzimin!Na rikthyen atje ku me shekuj luftuam të mos ishim!Dardanisë fytyrën e bukur ja mbuluan me feregje!

Deputetët e rinj, nëse mbeten pa kuvend, të futen në BIG BROTHER!

Xhamia e Plumbit dhe flamujt që valëviten në heshtje…!