in

Deputetë e ministra të Kurtit ikin në Shqipëri nga masat e qeverisë

Zyrtarë, deputetë e ministra të Lëvizjes Vetëvendosje po qëndrojnë në Shqipëri, meqë partia e tyre do të garojë në zgjedhjet atje. Ata po kalojnë çaste nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u angazhuar për fushatë. Në Shqipëri janë duke qëndruar edhe shumë kosovarë të tjerë ( jo për fushatë), meqë Kosova është nën masat anti-COVID të Qeverisë Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit SARS-COV-2

Nga Tirana dje është lajmëruar deputeti i VV’së, Valon Ramadani, bashkë me zyrtarin tjetër të VV’së, Arbër Zaimin.

Me shokun tonë aktivist, i cili e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë Lëvizjen në Kosovë e gjatë këtyre javëve po udhëheq shtabin elektoral në Shqipëri, Arbër Zaimin”, ka shkruar Ramadani.

Në Shqipëri është duke qëndruar edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili po angazhohet për fushatën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Shqiptarët dhe Kisha e Stambollit

Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit