in

Darko Tasiqit, i dënuar për krime lufte me 22 vjet, i ulet dënimi në 11 vjet

Darko Tasiqit, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve, Gjykata e Apelit ia ka përgjysmuar dënimin nga 22 vjet në 11.

Në një deklaratë për medie, Gjykata e Apelit, ka theksuar se e ka aprovuar pjesshëm ankesën e mbrojtësve të të akuzuarit Darko Tasiq.

“Gjykata e Apelit, gjeti se në veprimet e të akuzuarit, të ndërmarra gjatë luftës se fundit në Kosovë, konkretisht ndërmjet datës 25-27 mars 1999, përmbushen të gjitha elementet e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’ nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), vepër kjo sanksionuar edhe sipas nenit 3 Konventës së Gjenevës dhe protokollit të dytë të saj”, thuhet në deklaratën e Apelit.

Sipas Gjykatës së Apelit, i akuzuari, është dënuar nga kjo Gjykatë më 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim, në të cilin i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. Sapo të jetë i gatshëm, aktgjykimi do t’iu dërgohet palëve sipas procedurave të parapara me ligj dhe do të publikohet i edituar në faqen zyrtare të gjykatës.

Familjarët e viktimave të luftës kishin protestuar për dënim të ulët ndaj Tasiq edhe kur ai ishte dënuar me 22 vjet burgim.

Lini një Përgjigje

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Zemaj e lëshon mbledhjen, e cilëson si spektakël