in

Dardanët barazuan me Izraelin në Tel Aviv

Dardanët kanë barazuar me rezultat 1:1 me Izraelin, në takimin e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.   

Në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv, mbi 30 mijë shikues, panë lojë të luftuar e me raste, dy gola dhe një të anuluar.

Weissman në minutën e 22-të pati mundësi por me fat portieri Muriç. 

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 36-të. Milot Rashica godet ndërsa futbollisti Dasa duke evituar rrezikuan shënoi autogol, 0:1. 

Nl minutën e 49-të, Milot Rashixa ka realizuar por pas shikimit të VAR-it anulophet golit i tij për faktin se ka luajtur me dorë më herët.

Në minutën e 56-të, mbrojtja e Kosovës e hutuar, ndërsa Dor Peretz nga rreth 12-13 metra i papenguar nga askush, godet fuqishëm dhe ka barazuar rezultatin 1:1. 

Bersant Celina i pafat në minutën e 61-të, goditja e tij u prit me mund të madh nga portieri izraelit, Glazer

Arbër Zeneli nga rreth 11-12 metra godet bukur por për fat të keq topi shkoi jashtë shtyllës së majtë pikërisht në minutën e 83-të.

Në minutën e 90+3, Milot Rashica në vend që të shënoi ai nga afërsia gjuan larg mbi portë.

Izraeli – Kosova 1:1

Stadiumi “Bloomfield” në Tel Aviv.

Shikues: 30.000.

Gjyqtar: W. Collum (Skocia).

Shënues: Peretz (56′) – Dasa (36′-autogol).

Kartona të verdhë: Vitor, Haziza, Shlomo – Kryeziu, Dresheviq.

Izraeli: Glazer, Dasa, Shlomo, Vitor, Leidner (Gropper 88′), Gloukh (Baribo 79′), Lavi, Peretz, Haziza (Kanaan 67′), Weissman (Rotman 88’0 dhe Solomon.

Kosova: Muriç, Paçarada, Kryeziu, Rrahmani, Vojvoda (Hadërgjonaj 88′), Muslija (Zeneli 79′), Dresheviç (Berisha 88′), Celina, Rashica, Zhegrova (Fazliji 67′) dhe Muriqi.

Lini një Përgjigje

Trupat ruse rrëmbyen 16 mijë fëmijë ukrainas

Giresse: Lojtarët treguan se janë të gatshëm për t’u kualifikuar