in

Covax do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.

Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.

Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti Serum.

“Dorëzimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar këtë javë dhe sapo të bëhen të gatshme dozat tjera do të vazhdojnë të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Covax.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, por si vetëfinancuese e 120 mijë vaksinave.

 

Lini një Përgjigje

IKSHP-ja reagon prapë pas rritjes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi

Ndalohet një person në rastin “Subvencioni 2021”