Naime Beqiraj
Ҁmimi tradicional për roman “Kadare”, i është ndarë një zonje. Në mesin e 21 dorëshkrimeve, romani “Pusulla letre” nga autorja Vera Bekteshi fitoi këtë ҁmim, organizuar nga “Universiteti Europian i Tiranës” dhe vlerësuar nga juria: Adil Olluri, Diana Kastrati, Belina Budini, Irena Myzeqari dhe Namir Lapardhaja,
Vitin e kaluar ky ҁmim i është ndarë autorit nga Kosova Gani Mehmetaj.
Vera Bekteshi është autore e disa librave letrar dhe aktiviste në Shqipëri. Ajo është vajza e gjeneralit të njohur të Luftës së Dytë Botërore Sadik Bekteshi me prejardhje nga Vuthajt kurse nëna nga Plava. Familja e tyre janë internuar në disa kampe internimi nga diktatura komuniste e Shqipërisë, krajata të cilat ajo i paraqet në veprën e saj jetshkrimore, pra romanin autobiografik “Vila me dy porta”, i cili për mendimin tim është njëri nga librat më të mirë shkruar për periudhën e diktaturës. Është libër që e kam lexuar me një frymë dhe e kam jetuar bashkë me protagonistët e veprës, njëra nga të cilat është edhe ajo, kalvarin e burgosjeve dhe internimeve të diktaturës
Urime Vera; shëndet e vepra të tjera të fuqishme!