in

Bashkim Buxhovi arrin të largohet nga bombardimet në Ukrainë

Bashkim Buxhovi

Tek tash mbas nji maratoni aq të mundimshëm përjekjesh për me ikë bombardimeve dhe njikohësisht tue iu bashkangjitë kolonave të mija e mija ukrainasish të cilët kan braktisë vandbanimet e tyne për me gjetë shpëtim përmes gjithfar mjetesh transporti ashtu që të mbërrijnë ma në fund deri në pjesën perëndimore të Ukraines. Nuk dojsha me u largue për shkaqe shëndetsore, por kur mora vesh që dy fëmijët e mij paskan mbetë në mes të rruges dhe se jan në rrezik, menjiher u ngrita dhe bashk me të shoqen time u lëshova në kët avanturë të cilen nuk ia kisha dëshirue askujtë në kët botë. Ikje nga lufta, haosi dhe panika që mbretnon në at mes, qenka nji përjetim apo rrugëtim i përjetuem drejt botes së Aides (ferrit të nertokes). Me këtë ndjenjë edhe un mes tyne u malltretova shpirtnisht dhe u këputa fizikisht, por ma në fund arrijtem deri në vendin kufitar Uzhgorod, dhe tash po pres ndonji lajm të mirë nga udhëtimi i gjatë i fëmijëve të mij që të bashkohen këtu me ne, e mandej të mendojmë se si me e kalue kufinin e bllokuem me dhetra kilometra nga banorët e Ukraines. Pak si fshirë por do të përpiqemi mandej gjith së bashku me e vazhdue maratonin e mundimeve për shpëtim e mbijetesë. Kërkoj falje që për dy dit rresht kam qenë pa internet dhe nuk kisha mundësi me u lajmërue. Ju përshëndes dhe fati qoft me ne. /KultPlus.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Si do të përfundoi miqësia Rama – Vuçiq?

Çmimin "Kadare 2022" e mori Vera Bekteshi me romanin 'Pusulla letre"