in

Çmenduri shqiptare, vrasja në Sarandë ndodhi për një vend parkimi

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë në Sarandë ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar. Mësohet se Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.

Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë. Policia njofton se 24-vjeçari nga Laçi është shpallur në kërkim, ndërsa janë marrë në pyetje dhjetëra persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar’, thtuhet në komunikatën e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Floresha Rasha tregon se si u martua tri herë me tre burra të Isisit në Siri

Imamët e Kosovës të kallin tmerrin: bërtitës, ulëritës, kërcënues