in

Çlirimin e Shkupit s’ka kush ta kujtoj

 

Gani Mehmetaj

Përvjetori pikëllimtar-75 vjetori i çlirimit të ish-kryeqytetit të shqiptarëve.

Dje ishte 75- vjetori i çlirimit të Shkupit. Askush nuk e shënoi, askush nuk e kujtoi. Një prononcim në Tv21 dhe heshtje. Dje 75 vjet më parë trupat shqiptare-ballistë e vullnetarë e çliruan Shkupin nga okupatori bullgarë.

Ishte ngjarje e veçantë dhe e jashtëzakonshme, e dyta herë në këtë shekull kur Shkupin e çliruan shqiptarët. Herën e parë me 1912 trupat shqiptare e çliruan Shkupin dhe e dëbuan nga kryeqyteti i shqiptarëve ushtrinë turke pas 500 vjet okupimi. Por për shkak të mosmarrëveshjes dhe një varg faktorësh tjerë, apo  tradhtisë,  forcat shqiptare u tërhoqën që “të mos shkaktohej gjakderdhje”, thonë disa historianë, ndërsa trupat e Isa Boletinit e lanë Shkupin pa mbrojtje.

Ndërkohë trupat e perandorisë turke që luftuan egërsisht kundër ushtrisë shqiptare të Isa Boletinit e Bajram Currit, ia dorëzuan Shkupin paqësisht, me solemnitet  e parada ushtarake pushtuesve serbë, që marshuan duke shkelur mbi gjysmë milion kufomash shqiptare.

Dhe hera e dytë para 75 vjetësh. Prapë Shkupin ua morën sllavët, ndërsa pjesën tjetër të territoreve shqiptare, partizanët e Enver Hoxhës me tradhti ua dorëzuan partizanëve jugosllavë.

Pastaj Shkupin e gjymtuan, elitën e vranë dhe u dëbuan në Turqi, popullatën  e shpërngulën në të katër anët e botës. Sollën sllavë të Egjeu…

Lini një Përgjigje

Specialja i gjykon edhe krimet serbe

Studiuesi i përkushtuar është i heshtur, i tillë vjen e shkon