in

Cili është plani rus i shkatërrimit të marrëdhënieve SHBA-Kosovë?

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në shënjestër të fushatave dezinformuese të Rusisë gajtë dekadës e fundit,  Historiani amerikan Jason Steinhauer, i cili së fundmi mori pjesë në një konferencë mbi këtë temë në Kosovë, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se bëhet fjalë për një plan rus që ka për qëllim të minojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian dhe ta largojë rajonin nga rreshtimi me aleancën transatlantike.

“Sa i përket dezinformatave që kam ndeshur gjatë qëndrimit në Kosovë, ekzistojnë disa tema të mëdha si dhe shembuj individualë që i përforcojnë këto tema. Në Kosovë, tema kryesore është të mos i besohet Shteteve të Bashkuara, të mos i besohet Evropës, që integrimi në Bashkimin Evropian nuk është përgjigja e duhur. Që demokracia nuk është zgjidhja, që demokracia nuk po funksionon për ju.

Ato synojnë të minojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Evropës dhe natyrisht Shteteve të Bashkuara, apo në rastin e Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë marrëdhëniet e tyre me Evropën dhe SHBA-në dhe që t’i shtyjnë këto vende të shohin më me simpati pikëpamjet e Moskës dhe në fund të fundit të mbështesin veprimet e saj, siç është rasti në Ukrainë. Pra, bëhet fjalë për një plan që përpiqet ta riorientojë këtë pjesë të botës drejt Kremlinit dhe ta largojë nga rreshtimi me aleancën transatlantike, me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

“Rusia shpenzon rreth 1 deri në 4 miliardë dollarë çdo vit për luftën informative, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut, Bullgari dhe Kosovë kemi organizata që punojnë me buxhete vjetore 20 apo 25 mijë dollarëshe. Nuk është një luftë e barabartë. Prandaj duhen më shumë investime në këtë fushë, më shumë përkrahje. Duhet ta ristrukturojmë sistemin tonë arsimor dhe të sigurohemi që studentët tanë ta mësojnë të lexuarin kritik të mediave, të bëjnë pyetje kritike për ato që shohin në celular… Dhe duhet më shumë angazhim ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Të gjitha përpjekjet duhet të mbështeten jo vetëm financiarisht, por edhe politikisht. Duhet të jetë përparësi dhe duhet të investojmë nëse duam rezultate”, tha Steinhauer.

Gjithashtu ai u ndal dhe te roli i kishave ortodokse në ndihmë të dezinformimit.

’’Kur po vizitoja Ballkanin së fundmi, dëgjova që kishat ortodokse janë burim i shumë dezinformatave. Ekziston një lidhje e fuqishme ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe Kishës Ortodokse Ruse. Shumë njerëz mbështeten te këto kisha për të ruajtur lidhjet me komunitetin dhe ato shërbejnë si vende të shenjta për miliona njerëz. Ky besim që gëzojnë mes këtyre komuniteteve bën, që kur thuhet diçka, që mund të mos jetë e vërtetë, të jetë e falsifikuar, apo dezinformatë, të marrë një peshë të veçantë. Pra, janë arsyet historike dhe strukturore. Është problem i ndërlikuar që kërkon investime për t’u zgjidhur”, tha ai.

Liberale.al

Lini një Përgjigje

Ndalohet shitja e 49,352 paketimeve të hurmave

ATY KU POLITIKA DHE FEJA LUFTOJNË PËR HAPËSIRËN DHE MBIKËQYRJE