in

Cilat janë shanset që Vladimir Putin të arrestohet dhe gjykohet

Edhe pse Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Presidentit Vladimir Putin, ky nuk është gjë tjetër veçse hapi i parë në një proces shumë të gjatë. Kombet e Bashkuara besojnë se ka prova të mjaftueshme për të akuzuar liderin rus për krime lufte në Ukrainë. Megjithatë, problemet praktike dhe logjistike në ndjekjen e një rasti të tillë janë të mëdha. Ndaj të gjithë tani pyesin se a mund të shkojë Putin para drejtësisë?

A mund të arrestohet presidenti Putin?

Aktualisht, lideri rus gëzon pushtet të pakundërshtueshëm në tokën e tij të lindjes. Kështu që nuk ka asnjë perspektivë që Kremlini ta dorëzojë atë në Hagë. Për sa kohë që ai qëndron në Rusi, ai nuk përballet me asnjë rrezik për t’u arrestuar.

Putin mund të arrestohet nëse largohet nga vendi. Por, duke pasur parasysh faktin se liria e tij e lëvizjes është tashmë shumë e kufizuar nga sanksionet ndërkombëtare kundër tij, ai nuk ka gjasa të shfaqet në një vend që do të dëshironte ta gjykonte.

Që kur trupat ruse pushtuan Ukrainën në shkurt 2022, ai ka vizituar vetëm 8 vende. 7 prej tyre konsiderohen nga ai si pjesë e “jashtë vendit të afërt” të Rusisë. Domethënë, ato kanë qenë pjesë përbërëse e Bashkimit Sovjetik përpara se ai të shpërbëhej në fund të vitit 1991.

Destinacioni i tij i vetëm i fundit që nuk bën pjesë në këtë kategori është Irani, të cilin ai e vizitoi në korrik të vitit të kaluar për të takuar Udhëheqësin Suprem, Ali Khamenei. Meqenëse Irani ka ndihmuar përpjekjet e luftës ruse duke furnizuar drone dhe pajisje të tjera ushtarake, çdo vizitë e përsëritur në Teheran nuk ka gjasa të rrezikojë zotin Putin.

A do të përballet vërtet Putini në gjyq?

Ka të paktën 2 pengesa të mëdha për këtë. Së pari, Rusia nuk e njeh juridiksionin e GJNP. Gjykata u krijua në vitin 2002 me një traktat të njohur si Statuti i Romës.

Ky statut parashikon se është detyrë e çdo shteti të ushtrojë juridiksionin e tij penal mbi ata që janë përgjegjës për krimet ndërkombëtare. GJNP-ja mund të ndërhyjë vetëm kur një shtet nuk është në gjendje ose nuk dëshiron të kryejë hetimin dhe të ndjekë penalisht autorët.

Në total janë 123 shtete kanë rënë dakord ta respektojnë atë, por ka disa përjashtime të rëndësishme, duke përfshirë Rusinë. Disa vende, përfshirë Ukrainën, e kanë nënshkruar traktatin, por nuk e kanë ratifikuar atë. Këtu mund të shihni listën e plotë të vendeve që janë palë në Statutin e Romës.

Pra, mund të shihni se pozita ligjore tashmë nuk është dhe shumë e qartë. Dhe së dyti, megjithëse nuk është e panjohur që gjyqet të zhvillohen pa të pandehurin në bankën e të akuzuarve, kjo nuk është një opsion në këtë rast. GJNP nuk kryen gjykime në mungesë, kështu që edhe kjo rrugë mbyllet.

Kush tjetër është përballur me këtë lloj gjyqi?

Ideja e gjykimit të njerëzve për krime kundër njerëzimit daton para ekzistencës së GJNP-së. Ajo filloi në vitin 1945 pas Luftës së Dytë Botërore me gjyqet e Nurembergut, të cilat u mbajtën për të ndëshkuar anëtarët kryesorë të hierarkisë në Gjermaninë naziste për Holokaustin dhe mizoritë e tjera. Ndër ta ishte zëvendësi i liderit nazist Adolf Hitler, Rudolf Hess, i cili u dënua me burgim të përjetshëm dhe vdiq nga dora e tij në 1987.

Sigurisht, Putin nuk është akuzuar për “krime kundër njerëzimit”, edhe pse nënpresidentja e SHBA Kamala Harris ka argumentuar se ai duhet të jetë. Dhe nëse do të ishte, kjo do të përbënte një dilemë tjetër ligjore siç thotë vetë OKB-ja, “krimet kundër njerëzimit nuk janë kodifikuar ende në një traktat të dedikuar të së drejtës ndërkombëtare, ndryshe nga gjenocidi dhe krimet e luftës, megjithëse ka përpjekje për ta bërë këtë”.

Organe të tjera kanë kërkuar të dënojnë të akuzuarit për “krime lufte”. Kjo përfshin Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, një organizatë e OKB-së që ekzistoi nga viti 1993 deri në 2017-ën. Gjatë asaj kohe, ajo dënoi dhe dënoi 90 persona. Por më famëkeqi nga të paditurit, ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviç, vdiq nga një atak në zemër në vitin 2006 teksa ishte në paraburgim.

Sa i përket vetë GJNP-së, ajo deri më tani ka paditur 40 individë përveç Putin, të gjithë nga vendet afrikane. Prej tyre, 17 persona janë ndaluar në Hagë. 10 janë dënuar për krime dhe 4 janë shpallur të pafajshëm.

Çfarë do të thotë kjo për luftën në Ukrainë?

Urdhri i arrestit po shihet si një sinjal nga komuniteti ndërkombëtar se ajo që po ndodh në Ukrainë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Gjykata thotë se arsyeja që po del me këto urdhër është se këto krime po vazhdojnë. Duke vepruar kështu, ajo po përpiqet të parandalojë krimet e mëtejshme që po ndodhin.

Por, reagimi kryesor nga Rusia deri më tani ka qenë hedhja poshtë e urdhër-arresteve si të pakuptimta. Në fakt, Kremlini mohon që forcat e tij të kenë kryer ndonjë mizori në Ukrainë dhe zëdhënësi i Putinit e quajti vendimin e ICC-së “të egër dhe të papranueshëm”. Përballë një sfide të tillë, duket e pamundur që veprimet e GJNP-së të kenë ndonjë ndikim në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe “operacioni special ushtarak” i Putinit do të vazhdojë të jetë i pamëshirshëm. ©Marrë nga BBC, përshtati në shqip LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kosova, një republikë me të ardhme (2)

Borrell dhe Blinken bisedojnë për takimin e Ohrit mes Kurtit dhe Vuçiç