in

CIA: “Kosova u mposht nga mendja serbe, por instrumenti ishin partizanët shqiptarë

Pas fitores së komunistëve, CIA shkruan se “Kosovarët janë plot urrejtje për EnverHoxhën” dhe se “do ishte mirë të kujtohej ky fakt dhe të shfrytëzohet si moment vendimtar, për konfliktin e ardhshëm”.

   Pak paragrafë më poshtë, në raport shpjegohet mënyra e operimit të serbëve.

“Serbo-malazezët, që jetonin kryesisht në pjesën e qyteteve, shpejt u përfshinë në agjendën komuniste. Në fakt, kishte qenë prej kohësh metodë e tyre e mbijetesës që ta adaptonin vetën në rryma të reja dhe të përfitonin nga rrethanat e fatit”.

Raporti përmend edhe rastin e vënies flakë të një pjese të qytetit të Pejës, duke bërë fajtorë komunistët.

“Komunistët, frytet e para të propagandës së tyre i volën në vitin 1942 kur shtynë shqiptarët të digjnin qytetin e Pejës, duke shkatërruar një pjesë të mirë të qytetit”.

“Meqë autoritetet shqiptare ishin në ankth të rehabilitonin banorët sllavë, komunistët shpesh patën sukses në agjendën e tyre që të keqtrajtonin kosovarët”.Rasti i djegies së qytetit të Pejës në historinë shqiptare njihet si një kurth që kishin bërë serbo-malazezët, duke veshur uniforma shqiptare dhe ndërmarrë aksionin, me qëllimin që të dëshmonin kinse shqiptarët ishin të kësaj natyre dhe se ata e luftojnë edhe njëri – tjetrin.

Pas përshkrimeve të përgjithshme, raporti vazhdon me konkretizime të emrave dhe ngjarjeve.

 “Në ditët e para të Çlirimit, ishin komunistët që pretendonin tëishin misionarët më fanatikë të nacionalizimit shqiptar. Ata e përshtatën këtëqëndrim me qëllimin final për të subjektivizuar kosovarët drejt pansllavizmit”.

“Në mesin e liderëve komunistë ishin, Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha,Xhevdet Doda, vëllezërit Nimani, Hysni Zajmi, Ismet Shaqiri dhe të tjerë”.

Një nga episodet e tekstit është edhe përshkrimi i një masakre të atëhershme të kosovarëve në Rozhajë, në vitin 1943.

“500 burra u vranë me thika e armë automatike, pasi u sulmuanfillimisht nga çetnikët dhe më vonë nga partizanët”.“Përkundër kësaj, kosovarët i qëndruan besnikë aleancës së tyre me Shtëpinë eSavojës. Ata u angazhuan në ushtrinë kombëtare të qeverisë së Shqipërisë dhe uorganizuan në beteja me partizanë dhe çetnikë”.

“Ata bënë beteja me partizanët dhe me çetnikët në Plavë, Guci,Rozhajë, Tutinit dhe Mitrovicë të Kosovës, Rashkë dhe Kurshumli dhe në pjesët eGjilanit dhe në të gjitha lokalitetet e tjera ku është folur shqip. Atakërkonin të drejtën për pavarësi, duke filluar nga viti 1942, rikonstruktimin eLidhjes së Dytë të Prizrenit, udhëhequr nga Bedri Pejani”.

Derisa Pejani ishte caktuar president i Lidhjes, kryeministri iShqipërisë, Rexhep Mitrovica, ishte emëruar udhëheqës i Komitetit Qendror tëLidhjes.

“Në këtë Lidhje, ata rishikuan fillimisht rregullat e dala ngaLidhja e parë. Të gjithë shqiptarët ju përgjigjën pozitivisht apelit tëLidhjes, gati për të mbrojtur kufijtë e mëmëdheut. Ata i ruajtën kufijtë derime ardhjen e ushtrisë sovjetike në Serbi”, thuhet në dokumentin e CIA-s.

Raporti, duke shpjeguar se kush për çka luftonte, thotë se“Kosovarët mbrojtën shtëpitë e tyre, fenë, traditat dhe lirinë me asistencë tëushtrisë kombëtare shqiptare. Në këtë ndërmarrje, ata u përkrahën fuqishëm ngagjermanët, edhe pse nuk ka pasur trupa të rregullt të Boshtit të përfshirë nëKosovë”.

“Arsyeja për këtë është se kosovarët e ndjenin se beteja kundërsllavëve komunistë ishte problemi i tyre. Gjithashtu, pasi Gjermania arriti njëmarrëveshje me Italinë, më 14 shtator të vitit 1943, Gjermania nuk ishte më einteresuar në ndjekjen e partizanëve serbë në Jugosllavi”.

“Për shkak se kosovarët kishin vendosur që partizanët ishinproblemi i tyre, forcat e tyre përbëheshin vetëm nga shqiptarë”.

“Dy garnizone, që i takonin Ballit Kombëtar, kishin arritur derinë lumin Lim në qershor të vitit 1944, të udhëhequr nga Jup Kazazi; Sylejman Lleshi, që më vonë ra në betejë; Halim Begaj; dhe profesor Saraçi. Këta burra ishin simbol i guximit për kosovarët”.

Megjithatë, dobësimi i gjermanëve dhe humbja e fuqisë së tyre kishin afektuar edhe kapacitetin e shqiptarëve për të luftuar.

Siç përshkruhet situata në raport: “Guximi i kosovarëve ishte i dukshëm në mbrojtjen e kufijve të Kosovës, por zhvillimet e kohës u treguan më të forta se guximi i tyre, meqë edhe fuqia e Boshtit po zbehej. Gjithsesi,shqetësimi kryesor i kosovarëve ishte situata e brendshme nëShqipëri”.

Shqiptarët asokohe ishin të ndarë, meqë një pjesë kishte kaluar në radhët e partizanëve. Raporti e shpjegon sesi shteti jugosllav ia kishte dalë të krijonte paqartësi mes shqiptarësh përmes taktikave manipuluese.

“Jugosllavia kishte arritur të infiltronte radhët e liderëve tëpartive politike shqiptare dhe të mbillte konfuzion. Kjo gjendje zgjati deri nëKonferencën e Mukjes”, konferencë ku u mor vesh përfundimisht se komunistët nukdonin bashkëpunim për luftë çlirimtare të tokave shqiptare bashkë me forcat etjera shqiptare.

Raportii CIA-s qartëson sesi operuan komunistët e themeluar nga famëkeqi DushanMugosha.

“Komunistët shqiptarë nuk guxonin të vinin përpara shqiptarëvebashkë me liderë serbë. Ata e dinin se një situatë e tillë do të ishteproblematike në një rast të tillë, sidomos kur ishte në pyetje Kosova. Prandaj,shefi i komunistëve shqiptarë, Sales Boshnjaku, i cili në fakt ishte famëkeqi,Dushan Mugosha, urdhëroi që Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani dhe tëtjerë të këtij grupi, të proklamohen si çlirimtarët e kombit”.

Edhe sikur të kishte në radhët e komunistëve patriotë tësinqertë që donin bashkimin e tokave shqiptare, në raport thuhet se “komunistëti mashtruan nacionalistët shqiptarë duke u thënë se diskutimi për Kosovën do tështyhej derisa të mund të vendosej më vonë përmes një referendumi”.

“Kosovarët ishin zënë kështu në një rrjetë të punuar nga dy forcamashtruese: Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic. Ishte e pamundur përnacionalistët që të luftonin komunistët e Enver Hoxhës dhe, në të njëjtën kohë,të rezistojnë malazezët, serbët, çetnikët dhe bullgarët”.Megjithatë, hartuesit e raportit të CIA-s e njohin dhe e përshkruajnëpërpjekjen e shqiptarëve të Kosovës për ta mbajtur Shqipërinë e Bashkuar.

“Përkundër kësaj situate, kosovarët bën krejt çfarë mundën përtë shpëtuar pavarësinë e tyre. Nga 1941 deri 1944, ata qëndruan duke mbrojturkufijtë. Mbajtën rendin publik në regjionin e tyre, dhe ishin një faktor irëndësishëm në qetësimin e telasheve të shkaktuara nga komunistët në Shqipëri”.

“Partizanët komunistë shqiptarë nuk ishin të fuqishëmmjaftueshëm që të shkaktonin prishje të rendit publik, pasi numëronin vetëm 15deri 30 grupe të vogla të armatosura. Arritja e tyre e vetme ishte që tëndalonin tri makina, që po bartnin civilë dhe në vrasjen e Atë LorenzoMitrovici dhe një ushtar në Gjakovë”, thekson raporti kur flet për fazën ehershme të radhëve komuniste.

Në njëpjesë tjetër flitet edhe për përkrahësit e komunizmit mes kosovarësh –përkrahje që ishte fare e vogël.

“Shumë pak kosovarë u dhanë mbështetje komunistëve. Gani BeyKryeziu, anëtar i njërës nga prej familjeve më të vjetra, më fisnike dhe më meinfluencë në Gjakovë, gjithashtu dhe në Kosovë, u dha mbështetje morale… (ështëi fshehur emri), porse nuk ka dëshmi se u ka dhënë edhe mbështetje material”.

“Sllavët përdorën taktika të njëjta në Shqipëri. Dushan Mugoshadhe Miladin Popoviç udhëhoqën lëvizjen partizane në Shqipëri, por nuk ishinhaptazi në krye të saj. Ata prezantuan veten para shqiptarëve si bashkëpunëtorënë kauzën antifashiste dhe nacionale. Ata përdorën taktikat e njëjta që tëpërfitonin nga Abaz Kupi dhe mbështetësit e tij në Shqipëri dhe Gani Bey nëJugosllavi. Presioni bëhej nga emisarët e tyre, Fadil Hoxha, vëllezërit Nimani,Ali Shyqyri dhe të tjerë”.

Por,cilat ishin forcat që kishin në dispozicion brigadat e partizanëve në Kosovë?

“Në tetor të vitit 1944, kur Shefqet Peci, komandant idivizionit të tretë të forcave komuniste u takua me Fadil Hoxhën, komandant iforcave për çlirimin kombëtar të Kosovës dhe Metohisë, ky i fundit kishte vetëm80 përcjellës, dhe 20 prej tyre ishin njerëz të Gani Bey Kryeziut, i cili ishtendarë nga komunistët për shkak të vrasjes së këshilltarit të tij Lazar Fundo”.

“Për pasojë, Kryeziu ishte detyruar të rrinte në arrati për njëkohë. Më 5 janar 1945, ai ishte arrestuar dhe 30 përcjellësit e tij ishinvrarë. ‘Çlirimtarët kombëtarë’ mblodhën nënshkrime për të vërtetuar lidhjen etyre se Kryeziu ishte tradhtar borgjez dhe e kishte shitur veten teKaragjorgjeviçi. Ai ishte dënuar me 5 vjet burg dhe më pas ishte vrarë”.

Nëdokumentin e deklasifikuar, pjesërisht lufta e shqiptarëve në Kosovë kundrejtkomunistëve përshkruhet me nota pozitive dhe humbja e tyre pothuajse medhimbje.

“Populli i Kosovës nuk e dëmtoi vetën qëllimisht, por liderëtambiciozë e shkatërruan. Kosovarët iu përgjigjën me entuziazëm thirrjes për t’urreshtuar në ushtrinë nacionale të Shqipërisë, luftuan kudo që ishte enevojshme, duke luftuar kundër partizanëve dhe çetnikëve që cenuan kufijtë etyre. Derisa, intelektualët dhe ideologët ndoqën teoritë e tyre të rreme nëninfluencën e propagandës së kuqe”.

“Me shkatërrimin e Boshtit, partizanët në Shqipëri ishin nëgjendje të ngrinin krye dhe të futeshin në skenën politike. Për Kosovën, ditëte tërheqjes së qeverisë shqiptare ishin vendimtare. Në dhjetor 1944, brigadatshqiptare pushtuan Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Junikun, Deçanin dhe penetruanthellë në zemër të Kosovës”.

Në një nga paragrafët, raporti thotë: “Kosova u mposht nga mendja serbe, por instrumenti ishin partizanët shqiptarëPas fitores së komunistëve, CIA shkruan se “Kosovarët janë plot urrejtje për EnverHoxhën” dhe se “do ishte mirë të kujtohej ky fakt dhe të shfrytëzohet si moment vendimtar, për konfliktin e ardhshëm”.

“Nën pushtimin jugosllav, shqiptarët bënë sakrifica mbinjerëzore për ta ruajtur lirinë – atë individuale dhe nacionale. Ata derdhën gjak në luftë kundërkomunistëve dhe sllavëve, pasi ishte gjithmonë ideali i tyre”.

“Kosovarët edhe pse e kuptonin se, italianët dhe gjermanët ishin pushtues, përkundër kësaji kujtojnë ata me simpati, pasi përkundër të gjithave, ishin ata që u dhanë lirinë për të mbrojtur vetën kundër sllavëve komunistë. Këta njerëz u qëndrojnë besnikë kauzave të tyre kombëtare dhe e vënë jetën në dispozicion të secilës forcë civilizuese dhe paqedashëse, që do të mundësonte luftimin e pansllavizmit, që maskohet si komunizëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në Slloveni

📽"Koncert në vitin 1936" (1978)