in

Chollet i kërkon Kurtit ta pranojë propozimin e BE-së

Këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka biseduar gjatë ditës së sotme me kryeministrin Albin Kurti.

Temë diskutimi ka qenë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, teksa Chollet i ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta pranojë atë.

“Sot fola me kryeministrin Albin Kurti ku diskutuam për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për t’i kërkuar Kosovës ta pranojë atë. Temë kryesore ishte partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët në avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Tutje Këshilltari i Lartë i DASH-it ka thënë se kanë diskutuar “gjithashtu rëndësinë e karakterit multietnik të Kosovës dhe ecjen përpara me diskutimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekstin e dialogut dhe nevojën që zyrtarët serbë të Kosovës të kthehen në postet e tyre”.

Lini një Përgjigje

Propozimi franko-gjerman nuk është serioz

Ambasada e SHBA-së konfirmon diskutimin për Asociacionin më 31 janar