in

Çfarë do të thoshte në të vërtetë, nëse Rusia do ta fitonte luftën

Eksperti Thomas Jäger, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Sondazhet tregojnë se rreth një e treta e elektoratit gjerman jo vetëm që do të pranonte, por do të mbështeste aktivisht Rusinë që të fitonte luftën. Çfarë ndikimi do të kishte kjo?

 

Për dy vjet, Rusia ka zhvilluar një luftë të hapur agresioni kundër Ukrainës, duke bombarduar qytete dhe fshatra, duke sulmuar infrastrukturën civile, duke deportuar fëmijë dhe duke u përpjekur të detyrojë vendin të nënshtrohet.

Qeveria ruse po deklaron hapur se do të jetë radha e shteteve të tjera: Bjellorusia tashmë është arkëtuar, Moldavia dhe Gjeorgjia do ta ndjekin, por dhe shtetet baltike kërcënohen çdo ditë.

Rusia është përpjekur ti detyrojë shtetet e tjera evropiane ti nënshtrohen përmes shantazheve, përmes furnizimeve me energji, fushatave të gjera dezinformuese dhe kërcënimeve të vazhdueshme bërthamore.

Mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën

 

Fushata ruse nuk funksionoi, Ukraina mori mbështetje nga këto shtete dhe Rusia u zmbraps kryesisht nga Evropa . Shumica e vendeve evropiane tani e perceptojnë Rusinë si një kërcënim akut ushtarak. Në Evropën Lindore më shumë se në Evropën Jugore, por veprimet e Rusisë në rajonin e Sahelit gjithashtu mund të rrisin perceptimin e kërcënimit këtu.

Sondazhet në Gjermani dy vjet pas luftës tregojnë një shoqëri të ndarë, ku rreth dy të tretat e shohin Rusinë si rrezik dhe një e treta e shohin atë ndryshe.

Sipas barometrit të ri politik, në shkurt 2024 gjithsej 62 për qind e gjermanëve besojnë se Ukraina duhet të marrë më shumë armë dhe municione nga vendet evropiane; 32 për qind e refuzojnë këtë.

Gjysma e të anketuarve mendonin se Gjermania duhej të tregonte më shumë forcë ushtarake ndaj Rusisë; 35 për qind mendojnë se koncesionet politike ndaj Rusisë do të ishin më të mira. Në të njëjtën kohë, pyetja për qëllimet e votimit tregon se 28 për qind duan të votojnë për tre partitë që mbështesin një zgjidhje me Rusinë sipas kushteve të Rusisë.

Shqetësimet shfrytëzohen për qëllime politike

AfD, Left dhe BSW flasin kundër dërgesave të armëve në Ukrainë, gjë që çon domosdoshmërisht në disfatën e saj ushtarake dhe pushtimin politik.

Përfundim: Rreth një e treta e elektoratit gjerman jo vetëm që do të pranonte, por do të mbështeste në mënyrë aktive Rusinë që të fitonte luftën.

Sepse ndryshe nga dy të tretat që ndihen të kërcënuar nga Rusia, ata nuk shohin ndonjë kërcënim në Rusi, por përkundrazi presin të krijohet një rend i ri në Evropë në të cilin BE dhe NATO do të pasivizoheshin dhe shtetet kombëtare do të përcaktojnë edhe një herë rendin shtetëror evropian, në konkurrencën e tyre me njëri-tjetrin.

Oferta e Rusisë për nacionalistët dhe revizionistët në Evropë është se shtetet më të mëdha do të mbizotërojnë përsëri ato më të voglat, ashtu siç Rusia dëshiron të dominojë kontinentin.

Për ata që, si Rusia, duan të kthejnë “humbjet territoriale” të dekadave të fundit dhe për ata që i përmbahen ideologjive mitologjike kombëtare, Rusia po bën një ofertë politike që është në të njëjtën kohë e drejtuar kundër zhvillimeve liberale dhe “të zgjuara”. në shtetet perëndimore. Sikleti i shumë njerëzve me një botë konfuze po përdoret politikisht për të krijuar një rend krejtësisht të ri.

Nuk bëhet fjalë për Ukrainën

Lufta në Ukrainë është një çështje e këtij debati për të ardhmen e Evropës. Konflikti midis modeleve të rendit të BE-së – integrimi postimperialist në një komunitet sigurie – kurse Rusia synon – konkurrencën imperialiste në kurriz të shteteve të vogla – që është një model të cilën e përfaqëson ajo.

Ato pra përkasin mes vete si dy anët e një medalje. Kjo është arsyeja pse ata që përpiqen për një Evropë pa BE dhe NATO dhe duan t’i japin fund lidhjeve të Gjermanisë me Perëndimin, gjithashtu duan që Ukraina të mos furnizohet më me armë dhe municione.

Kjo nuk ka të bëjë me Ukrainën. Është “dëm kolateral” të zbatosh një model rendi nacionalist, revizionist në Evropë. Kjo rrugë, sipas forcave nacional-revizioniste, kërkon që Gjermaninë ta çliroj nga kontrolli i SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.

Si kapo e një Rusie fitimtare, vendi do të hynte në fazën tjetër të historisë së tij. Pra sipas tyre kërkohet përmbysja e zhvillimeve që nga viti 1945, largimi nga politika e lidhjeve me Perëndimin, largimi i integrimit të Gjermanisë në botën demokratike.

 

Rreth ekspertit

Prof Dr. Thomas Jäger punon në katedrën për politikën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme në Universitetin e Këlnit që nga viti 1999. Hulumtimi i tij fokusohet në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën e jashtme amerikane dhe gjermane.

Ndiqni ekspertin tonë edhe në Twitter !

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Panik jashtë ambasadës izraelite në Uashington, një person i vë flakën vetes

Nuk na ngroh i njëjti diell