in

Çfarë do të pjell nga takimi Ali Ahmeti-Edi Rama?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për mediat pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Ai tha se çështja kryesore e bisedës kishte qenë bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për anëtarësimin në BE si e vetmja mënyrë për të ndaluar largimin e shqiptarëve.

“E tërë vëmendja u përqendrua tek zhvillimet e përbashkëta. Pati një ligjërim nga kryeministri, Edi Rama për sfidat dhe përpjekjet e përbashkëta që janë bërë si dhe përpjekjet që duhen bërë bashkarisht drejt hapjes së kapitullit të parë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Punë e lodhshme është bërë pas krahëve, por shumë më e vështirë do jetë rruga që do kemi përpara. Kështu që të dy vendet duhet të bashkëkoordinohen që ta shkurtojmë rrugën drejt anëtarësimit në BE, për të ndaluar emigracionin e madh nga dy vendet tona.

U përmend edhe shembulli i Spanjës dhe Portugalisë që në momentin që ato janë bërë anëtarë të BE-së, pjesa dërrmuese e spanjollëve dhe portugezëve ishin kthyer në vend. Ky ishte thelbi i bisedës. Largimi nga vendi mund të ndalet vetëm nga përafrimi i standardeve perëndimore. Ky ishte thelbi i bisedës. Porosia e Ramës ishte për të bashkëvepruar për çështje të ndryshme sa u takon shqiptarëve” – tha Ali Ahmeti.

Sa i takon bojkotit të Lëvizjes Besa në këtë takim, Ahmeti tha se përfaqësuesit e kësaj partie treguan papjekuri politike.

“Lëvizja Besa ka treguar papjekuri politike. Nuk duhet t’i ishin shmangur një takimi të tillë, qofshin në Tiranë apo në Shkup. Është mirë që njerëzit të na shohin së bashku”- shtoi Ahmeti. Në takim përveç Ahmetit ishte edhe Arben Taravari nga ASH, Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaçi nga PDSH. Takimi ishte në formatin e një darke joformale.

Nuk mund të mos jetë folur në këtë darkë edhe për ngërçin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që RMV i lindën pas marrëveshjes me Bullgarinë. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Akaki Khorava, gjorgjiani më i dashur për shqiptarët

Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar katër deputetë