in

CEREMONIA E VARRIMIT ËSHTË PJESË ETIKE DHE ESTETIKE E JETËS

Pal Shtufi

Kur jam zgjuar sot në mëngjes, pashë disa mesazhe në mesengjer si dhe dy komente banale në shkrimin që bëra mbrëmë për varrimin e Haki Rugovës. Komentet e dy lëdëkëistëve, krejt flakë, i largova menjëherë sepse ishte shumë të ndyrë, ndërkaq mesazhet private po i ruaj si “dekor i zi” nga njerëzit që pretendojnë që janë me dhe për LDK-në.Jam i vetëdijshëm që më rehat dhe më komod ndjehem nëse i them “mashalla” primitivizmit por këtë kënaqësi nuk do t’ia ofroj njerëzve që i dua. Unë nuk hesht para shëmtive tona, të kujtdo qofshin ato, sepse heshtja më bë bashkëpërgjegjës për rrëmujën që na tipizon.Kritika që bëra dje ka qenë e sinqertë dhe pa asnjë qëllim denigrues. Për askënd. Ka qenë thirrje për më shumë dinjitet, qytetërim dhe më shumë pjesëmarrje të gruas në jetën tonë publike.

EDHE NJË HERË 

Unë nuk shkrova kundër atyre pak grave (po themi 20-30 gra, ose 50 qofshin) që kanë marrë pjesë në varrimin e Haki Rugovës. Unë kritikova mbi 98% të atyre dymijë burrave që ishin pa grat e tyre në varrim. A po mund ta bëni dallimin?

KUR RRITESH BASHKË ME TË KEQEN…

Ceremonia e varrimit është pjesë etike dhe estetike e jetës. Është nderimi dhe respekti i fundit që bëhet para trupit të vdekur dhe veprave të tij/saj. Mënyra e varrimit pasqyron jetën tonë. Prandaj, një grua më shumë në varrim, një lule më shumë dhe një ceremoni më të mirë varrimi, nuk është thirrje qëllimkeqe.Ne e dimë që jemi rritur bashkë me të keqen dhe tani e kemi të vështirë ta dallojmë atë mes nesh, sado e madhe të jetë ajo. Mirëpo, mos mallkoni njerëzit të cilët e thumbojnë të keqen dhe shëmtinë mesjetare mes nesh. Qëllimi i kritikës nuk është të degradohen njerëzit, por të pasurohen me ide tjera, më të mira, më etike dhe më estetike. Asgjë më shumë. Asgjë më keq. Gjithçka për një të mirë më të madhe në mesin tonë të trazuar!

NË VARRIMIN E RADHËS!ÇOHU TI, BURRË SHQIPTAR, MERR GRUAN TËNDE TË DASHUR DHE SHKO NË VARRIM. NDEROJE TË DASHURIN OSE MIKUN E VDEKUR. NËSE NUK KE PARA TA BLESH NJË LULE, SHKËPUT NJË DEGË TË BLERTË, MBAJE NË DORË DHE NDEROJE MIKUN TËND, SEPSE KËSHTU KE NDERUAR VETEN, GRUAN DHE MIKUN E VDEKUR POR KE PRARUAR EDHE JETËN TONË PUBLIKE ME NJË LULE MË SHUMË.MOS HARRO!

Lini një Përgjigje

Kosova mbështetë pavarësinë e Ukrainës

Një popull që nuk ka turp dhe lartëson kriminelët