in

Çeku priti ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Hajrulla Çeku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip Kosnett.Ambasadori Kosnett uroi ministrin Çeku për pozitën e re duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese në punët dhe detyrat që e presin në këtë post. Z. Kosnett shtjelloi rëndësinë që kanë fushat të cilat i mbulon kjo ministri, sidomos në funksion të promovimit të shtetit më të ri evropian.Z. Çeku falënderoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që ky shtet i jep Kosovës, duke përmendur fusha të caktuara ku Ambasada e SHBA-ve në Kosovë mund të ofrojë përkrahje të fuqishme me projekte e programe të ndryshme.

Lini një Përgjigje

Mega skandali i legalizimeve, zbulohet mesazhi i Lames

Asnjë i dënuar me burgim efektiv për korrupsion të nivelit të lartë