Çeçenët vazhdojnë të udhëheqin rrugën midis forcave ruse në Ukrainë duke prodhuar video të çmendura në të cilat ata në fakt nuk bëjnë asgjë, shkruan Gazeta Metro.
Prej se ata u dërguan në Ukrainë me urdhër të Putin, çeçenët kanë postuar dhjetra video në të cilat shihen se janë kinse me moral të lartë e të motivuar për luftë, por në fakt ata s’bëjnë gjë, veç shajnë e kërcënojnë por nuk luftojnë.
Disa ditë më parë ata u panë në kolona kamionësh duke u larguar nga Kievi në drejtim të Donetsk, ndërsa bartnin me vete flamuj të Çeçenisë.


