in

Ç’dihet për burgjet e UÇK-së në Kukës

Publikimi i aktakuzës për liderët e UÇK-së nga prokuroria speciale e Gjykatës së Hagës bën fjalë edhe për burgjet që kanë ekzistuar në territorin shqiptar, ku sipas dëshmive janë torturuar, trajtuar në kushte të këqija dhe janë mbajtur pengje serbë, romë dhe shqiptarë, që dyshoheshin si spiunë të armikut ose kundërshtarë politikë.

Në më se tre pika të aktakuzës flitet për ekzistencën e tyre në Kukës apo në Has por kjo gjë nuk është pranuar kurrë nga autoritetet shqiptare. Zyrtarët e shtetit tonë nuk e mohojnë se gjatë kohës së luftës UÇK ka pasur bazat e saj këtu, madje se policia e saj ushtarake vepronte në terren, sidomos për të pikasur spiunët serbë që depërtonin këtej kufirit bashkë me grupet e mëdha të refugjatëve, por nuk kanë pranuar kur të flasin për burgje të tërë kuptimin e fjalës.

“Po të kishin qenë të vërteta do ishin bërë shumë dokumentare. Do kishte informacione nga shtete të NATO-s. Me kërkesë të Shqipërisë është vendosur edhe një mision i Gjykatës së Hagës për të hetuar krimet e luftës. Kanë jetuar në vilën më të mirë në Tiranë, në vilën e kryeministrit pasi unë nuk jetoja atje” ka dëshmuar mbrëm në emisionin “Opinion”, ish kryeministri i kohës së luftës Majko.

Por, nëse deklaratat e Majkos mbështeten në argumentin se ekzistenca e këtyre burgjeve do njolloste edhe ndërkombëtarët që kontrollonin në atë kohë Shqipërinë, aktakuza e Hagës pretendon të kundërtën.

Sipas saj një i tillë ka ekzistuar në Kukës pikërisht në godinën e ish fabrikës së metaleve (foto lart) gjatë periudhës maj qershor 1999.

Lini një Përgjigje

Zonja e parë e Amerikës

Islamistët dhe Islamofobia