in

Cakaj i quan lajme të rreme raportimet se mund t’i bashkohet PDK-së

Gent Cakaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, i hedh poshtë spekulimet se ai u largua nga kjo pozitë për t’u angazhuar në politikë në Kosovë.

“Lajme të rreme. Këtë përgjigje e kam dhënë edhe më herët për Express. Unë nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. Kaq”, ka thënë Cakaj.

Kur ishte ministër në detyrë, Cakaj e kishte përjashtuar mundësinë që të angazhohej në ndonjë parti politike gtë Kosovës.

“Qartë, zëshëm dhe prerë: Jo. Unë nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë prej partive politike në Kosovë. Çfarëdo pretendimi tjetër është vetëm spekulim i tregtarëve të lajmeve të rreme”, kishte thënë Cakaj.

Menjëherë pas dorëheqjes nga pozita e ushtruesit të detyrës së ministrit Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, në mediet e Kosovës u raportua se ai do të bëhet pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe do të përfshihej në listën e kandidatëve të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen pas pak më shumë se një muaji.

Vite më parë, Cakaj ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Pas emërimit të tij në Qeverinë e Shqipërisë, ai ka pasur përplasje të forta me Vetëvendosjen.

(r.m.)

Lini një Përgjigje

Vazhdon kërkimi për të mbijetuarit nga tërmeti në Kroaci

Elena Kocaqi: Sot rolin e Austrisë e ka marrë Amerika”: Kush deshi të na ndante