in

Burgim të përjetshëm burrit që vrau gruan në Kamenicë

Është dënuar me burgim të përjetshëm Nuhi Mavrovqani për vrasjen e gruas së tij në fshatin Berivojc të Kamenicës, njofton Klan Kosova.

Ky aktgjykim u shpall në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Ai më 25 korrik të këtij viti kishte vrarë gruan e tij më një shufër metalike.

Mavrovqani e kishte pranuar pjesërisht fajësinë për vrasjen e gruas së tij në seancat e kaluara gjyqësore.

Kolegji i gjyqtarëve nuk ka gjetur ndonjë rrethanë lehtësuese për të akuzuarin, por të gjitha rrethanat kanë qenë rënduese, duke marrë parasysh prezencën e fëmijëve në ditën kritike, gjendja e të ndjerës dhe fëmija i porsalindur (një muajsh), kanë dhënë arsye që dënimi të jetë kapital.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Lini një Përgjigje

Bisedimet Kosovë – Serbi vazhdojnë javën e ardhshme

Shiqojeni live koncertin e Filharmonisë së Zagrebit