in

Bullgaria kërcënon Maqedoninë Veriore me bllokim të shtegut evropian

An architectural ensemble of three Socialist Classicism edifices in central Sofia, the capital of Bulgaria

“Bulgaria e ka kërcënuar Maqedoninë Veriore me bllokimin e shtegut evropian, po qe se vendi nuk pranon se si identiteti i saj kombëtar ashtu edhe gjuha, kanë rrënjë bullgare, ka njoftuar ministria e Jashtme.

Ministrja e Jashtme, Ekaretina Zaharieva, ka thënë se Bullgaria, e cila gjatë presidencës së saj të parë rotative në Bashkimin Evropian më 2018 ishte përqendruar në çështjen e pranimit të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun 27-anëtarësh, mund të përdorë të drejtën e saj të vetos për nisjen formale të bisedimeve të anëtarësimit për Maqedoninë Veriore muajin e ardhshëm, në rast se dy palët nuk arrijnë t’i zgjidhin mospajtimet, shkruan Reuters.

Veprimi përbën një tjetër sfidë për Shkupin, i cili ishte pajtuar që ta ndryshonte emrin zyrtar me qëllim të tejkalimit të mospajtimeve disadekadëshe me Greqinë dhe hapjen e shtegut drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO. Me emrin Maqedonia e Veriut, vendi është bërë në fillim të këtij viti anëtar zyrtar i NATO-s.

Bullgaria është duke e humbur durimin lidhur me atë që e konsideron si hezimit të Maqedonisë Veriore për ta vënë në zbatim traktatin e miqësisë që dy shtetet kishin nënshkruar më 2017. Si rrugëdalje ka propozuar mbështetjen e fillimit të negociatave të anëtarësimit në rast se Shkupi pranon se identiteti dhe gjuha e saj kanë bazë bullgare, si dhe të heqë dorë nga pretendimi se ekziston një pakicë e lashtë “maqedonase” në Bullgari.

“Shqetësimet tona burojnë nga pretendimet që nuk rreshtën kurrë rreth një pakice maqedonase në Bullgari. Pranimi i rrënjëve bullgare do t’i jepte fund gjithë kësaj”, ka thënë Zaharieva për Reutersin.

Në rast se Maqedonia Veriore e pranon një gjë të tillë, Zaharieva ka thënë se Sofja është e gatshme që ta pranojë maqedonishten si njërën prej gjuhëve zyrtare të fqinjit të saj dhe ta pranojë identitetin maqedonas.

“Nuk po e kontestojmë të drejtën e tyre për vetëvendosje, e as të drejtën e tyre për ta quajtur gjuhën e tyre ashtu si duan. Jemi të gatshëm që t’i rikonfirmojmë realtetet aktuale, por ata duhet t’i pranojnë të vërtetat historike”, ka thënë ajo. (Rojtersi).

Lini një Përgjigje

Çfarë pret Gjermania nga zgjedhjet në SHBA

Mid’hat Frashëri, intelektual poliedrik përmasash evropiane