in

Britania zbarkoi “Tigrat” në Kosovë pas aktivizimit të Forcës Rezervë Strategjike

“Çfarë ndryshimi bën një javë,” ishin fjalët precize të përdorura nga nënkoloneli britanik Nick Zorab, oficer komandues i Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe Komandant i Grupit të Betejave të Forcave Rezervë Strategjike ndërsa iu drejtua qindra trupave të tij që ishin ulur me padurim përballë tij sapo kishin shkelur Prishtinën në Kosovë.

Kjo ishte përgjigjja e shpejtë e Mbretërisë së Bashkuar, në kuptimin e plotë të fjalës, ndaj kërkesës së Komandantit Suprem të Aleatëve për Europë (SACEUR) për të riforcuar forcën paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, KFOR,  brenda Kosovës në përgjigje ndaj sulmit të dhunshëm kundër Policisë së Kosovës muajin e kaluar (24 shtator) që çoi në tension të shtuar rajonal në Ballkan, shkruan ushtria britanike.

Një javë – siç thotë fraza e njohur që nënkupton se brenda një jave mund të ndodhin shumë gjëra – mund të jetë një kohë e gjatë në politikë, por për nënkolonelin Nick Zorab dhe trupat e tij është shumë e shkurtër për të çuar një grup beteje në anën tjetër të Europës dhe më pas për t’i vënë në pozicionin për të kryer misionin e tyre. Në mënyrë të jashtëzakonshme, kjo është ajo që ka ndodhur dhe regjimi i tyre i trajnimeve tashmë po vazhdon me një ritëm që do t’i bëjë ata të arrijnë qëllimin e tyre për të qenë “të gatshëm për misionin”.

Kosova është një nga ato rajone ku është luftuar dhe sunduar nga perandori përgjatë mijëvjeçarëve; nga romakët e shekullit të parë deri në konfliktet e shekullit të 20-të me rreth 500 vjet sundim osman dhe në ndërkohë duke u futur në një Jugosllavi komuniste.

Me vdekjen e Titos dhe shpërbërjen e dhunshme të Jugosllavisë, Kosova e gjeti veten pjesë të Serbisë tashmë të pavarur; megjithatë, në vitin 1992 ajo e shpalli veten si republikë. Pasuan disa vite brutalitet dhe trazira të armatosura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo arriti në një pikë ku NATO dha një ultimatum për të ndaluar dhunën.

Lini një Përgjigje

20 celula xhihadiste që fshihen në Kosovë, Shqipëri e Serbi po përgatisin sulme terroriste

32 vjet nga largimi i ushtarit të fundit jugosllav nga Sllovenia