in

Bresja e Fushë-Kosovës vërshohet nga shiu dhe ujërat e zeza

Ka kohë që banorët në Bresje të FushëKosovës përballen me problem të vazhdueshëm, ku ujërat e zeza dalin mbi sipërfaqe, ndërkohë që gjatë këtyre ditëve shiu ka rënduar edhe më shumë situatën.

Uji i kanalizimit dhe shiut ka vërshuar tërë rrugën.

Këtë e bën të ditur PDK përmes një komunikate për media.

Ndërtesa ku ka shpërthim të kanalizimit dhe grumbullim të ujit nga shiu, e ndanë vetëm rruga nga objekti i komunës, por zyrtarëve të korruptuar, nuk iu pengon kjo gjë. Kjo situatë po u shkakton telashe edhe bizneve në atë pjesë.

Gjatë verës era bëhet e padurueshme, kurse gjatë kohës me shi dhe borë uji e merr krejt sipërfaqen e rrugës, thuhet tutje në njoftim.

“Ankesat e banorëve në drejtim të komunës së Fushë-Kosovës, nuk janë marrë parasysh asnjëherë”, lexon njoftimi.

PDK kërkon nga Komuna e Fushë-Kosovës që të veprojë urgjentisht për të sanuar situatën.

Ndërkohë që nga mbrëmë në vendin tonë kanë nisur reshje të shiut pa pushim.

Instituti Hidrometeorologjik kishte paralajmëruar për mundësinë e vërshimeve në rajonin e Dukagjinit./arbresh.info/

Lini një Përgjigje

Reshjet e shiut dhe të borës vështirësojnë qarkullimin në Kosovë

Rëndohet gjendja nga reshjet e shiut në Malishevë