in

Brenda 24 orëve në Kosovë 596 raste pozitive me COVID-19, 5 viktima

Numri i të infektuarve me COVID-19, qe një kohë të gjatë, assesi të bjerë, por ka numër të madh syresh, ndërsa kapacitetet nëpër spitalet tona për t’u kuruar janë të limituara. Institucionet tona shtetërore dhe ato shëndetësore bëjnë apel për zbatimin e masave kundër koronavirusit.. 

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive. Ndërkaq gjatë kësaj periudhe kohore, janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (72 dhe 50 vjeç), Prizren 2 raste (70 dhe 67 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.253.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 295 raste, komuna Gjilan 51 raste, komuna Gjakovë 39 raste, komuna Fushë-Kosovë 38 raste, komuna Prizren 26 raste, komuna Lipjan 17 raste, komuna Viti 14 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Drenas 13 raste, komuna Kamenicë 13 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Rahovec 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Junik 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Novobërdë dhe Skenderaj.

Lini një Përgjigje

Shqiptarët po vdesin nga keqmenaxhimi i sistemit shëndetësor më shumë se sa nga Covid-19!

Kadri Veseli: Deklarohem se jam tërësisht i pafajshëm