in

"BRECKAT" NDË OHRI, DHE "KATUN(D)I" NË TIRANË..!

Njazi Muhamedi

Kryegjuhëtari shqiptar,Eqrem Çabej,në një ligjëratë të mbajtur në Universitetin e Prishtinës,ligjërata që i ndiqnin gjithë studentët e të gjitha fakulteteve,aq sa mund t’i zinte salla,u thotë :,”Sa keq më vjen që kemi nisur të mos e përdorim fjalën”katund” ,që është një fjalë lashtërisht shqipe dhe në vend të saj përdorim fjalën “pshat” ose “fshat”,që është fjalë greke”.Këtë ma kujtoi këto ditë një studim i një sociolinguisti freng mbi diglosinë e romëve në Ballkan në lidhje edhe me shqipen,dhe veçmas me diglosinë rome-shqipe të romëve të Tiranës,dhe i ka shënuar do shprehje.Romët e Tiranës,kur flasin shqip,thoshkan:NUK ËSHTË AI PREJ ATIJ KATUNI-nane ov odole gavesoan”.Pra,romët e ruajnë fjalën e lashtërishme shqipe “katun(d),ndërsa ne fjalën “fshat”me prejardhje greke.Po kjo tash më kujtoi mua afrimin tim si gazetar me romët e Ohrisë, sa herë që shkoja në Ohri,se i pëlqeja sa bukur e flisnin të folmen toske dhe kur dilnin në plazh,e ema I thoshte femijes se vet “VISHI BRECKAT!”,që ne u thoshim “brekët e shkurtëra për larje”.Një fjalë vërtet e bukur shqipe e dëgjuar prej romëve të Ohrisë,që duhet vënë në fjalorin e shqipes standarde..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

"Dykëmbëshat" shqiptarë myslimanë: Kokën në Stamboll e bythën n'Evropë!

Kroacia afrohet më Dardaninë, Shqipëria me Serbinë