in

Borë deri në 1.6 metra, temperatura nën zero

Reshjet e borës kanë izoluar fshatrat e njësisë administrative Kelmend në Shkodër.

Fshatrat Vermosh, Lëpushë, Gropat e Selcës prej 24 orësh nuk kanë komunikim me pjesën tjetër të vendit.

Aktualisht në Lëpushë trashësia e dëborës i kalon 160 cm, në Qafë të Predelecit 210 cm dhe në Vermosh 75 cm.

Ndërkohë që ditën e sotme temperaturat kanë zbritur deri -10 gradë celcius.

Aksi rrugor shkallë Gropa drejt Vermoshit ndodhet i bllokuar dhe si pasojë e dëborës, ngricave dhe akullit asnjë automjet nuk mund të ngjitet.

Banorët e këtyre fshatrave kanë 5 ditë pa energji elektrike.

Në Vermosh mësohet se është bllokuar dhe segmenti rrugor që lidh këtë fshat me pikën doganore të Gerçarit.

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani nderon hebrenjtë në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit

Shiu dhe “Salillari” dëmtojnë “Urën e Zogut” në Milot