in

Bolton: Shkëmbimi i territoreve

Diplomati amerikan John Bolton i cili ka shërbyer si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në administratën e Donald Trump ka folur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në një intervistë për Foreign Press Association.

Bolton thotë se nuk e ka sugjeruar një ide të tillë meqë sipas tij palët ishin duke e diskutuar vetë një modalitet të tillë. Por shton se më pas u bë e pamundur politikisht që të realizohej për shkak të kundërshtimeve.

Ish-ambasadori i SHBA-së në OKB ka zbuluar edhe një vizitë që i ishte bërë nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Bolton thotë se atë kohë Blair kishte shkuar për ta takuar dhe i kishte thënë se ka liderë që mbase mund ta bëjnë që një ide e tillë të funksionojë.

Por Bolton thotë se Blairit i ishte përgjigjur njëlloj siç kishte deklaruar ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker kur kishte folur për problemin Izrael -Arabi duke thënë se “ne s’mund ta duam paqen më shumë se vetë palët”.

Lini një Përgjigje

Grenell: Unë nuk kam negociuar për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

SHBA i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve