Ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë Bolton, ngushëllon evropianët. Thjesht duhet të qëndroni, sepse do të jenë javët e fundit të presidentit në detyrë. Koha ka për të mbaruar më shpejt sesa që pritej. Ish-strategu, e quan arbitrare tërheqjen e planifikuar të trupave nga Afganistani dhe Iraku. Kjo është sjellje fëmijërore dhe mosrespektuese ndaj Bidenit.
Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton i ka këshilluar Evropianët që të shtrëngojnë dhëmbët, të presin e të shohin dhe të kenë durim sepse do të jenë, ditët e fundit të Presidentit të SHBA Donald Trump. “Askush nuk duhet të humbasë tani besimin e tij, në demokracinë dhe shtetin e së drejtës, për shkak të vështirësive tona aktuale në Uashington. Problemet tona nuk janë për shkak të ndonjë defekti në sistem. Ato janë për shkak të Donald Trumpit,” i tha Bolton rrjetit editorial Gjerman. “Koha deri në 20 janar duket e gjatë në shikim të parë. Por falënderimet do të vijnë së shpejti, pastaj janë Krishtlindjet, Viti i Ri”, tha Bolton. “Unë jam absolutisht i sigurt se pas dorëzimit në 20 janar, do të kemi një situatë krejt të re.”
Trump humbi zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit nga kundërshtari i tij Demokrat Joe Biden, sipas sondazheve dhe parashikimeve nga media amerikane. Presidenti në detyrë, ende nuk e ka pranuar humbjen e tij dhe flet për mashtrim elektoral, pa qenë në gjendje të paraqesë prova përkatëse.
Bolton përjashton një sulm ushtarak kundër Iranit gjatë ditëve të fundit të Trumpit në detyrë: “Kjo është shumë e vështirë. Megjithëse Trump në të vërtetë, në ditët e tij të mbetura, mund të ketë plane të tilla në mendje, por planet e tilla do të tronditnin shumicën – në SHBA, si dhe pjesën tjetër të botës. Por veprimet e Trumpit, kanë qenë gjithmonë kështu, në fund të fundit janë episodike, të çrregullta dhe nuk janë disi të koordinuara “.
Tërheqja e trupave “nuk është një ide e mirë”
Bolton përshkroi tërheqjen e trupave të mëtejshme amerikane nga Afganistani dhe Iraku, të urdhëruara nga Trumpi si “një ide jo e mirë”. “Tashmë fillon me faktin se numri i tërheqjeve prej 2500 vetave, i cili, me kënaqësi të mjaftueshme, duhet të zbatohet edhe në Irak, por absolutisht në të dy rastet është tërheqje arbitrare. Këto tërheqje janë poteza politikë – pa ndonjë bashkërenditje, me kërkesat ushtarake në vendet përkatëse. Trump nuk është i interesuar, për atë kontekst specifik ndërkombëtar, në të cilin ndodh e gjithë kjo “. Bolton e quajti gjest “fëmijëror” dëbimin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Mark Esper. Trump nuk kujdeset që këto janë rreziqe të përfshira me efekte anësore të sigurisë.
Përveç kësaj, Trump nuk tregon respekt për administratën e ardhshme të SHBA, nën Biden. Si president i ri i SHBA, ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveçse, të marrë vendime të reja në lidhje me forcën e trupave në varësi të mënyrës, se si zhvillohet situata. Bolton shtoi se ishte përgjithësisht e gabuar, të bësh ndryshime në institucionet e jashtme të sigurisë amerikane, gjatë një periudhe tranzicioni, pas zgjedhjeve presidenciale. Serioziteti i situatës botërore flet kundër saj. “Por ky është Trump: ai thjesht vepron në mënyrë fëmijërore”.
Burimi: ntv.de, mau / dpa, nga gjermanishtja Sherif Ramabaja