in

BOBAN TAKOHET EDHE ME TË PARIN E PRISHTINËS, PËRPARIM RAMA

Legjenda kroate e futbollit Zvonimir Boban ka nisur të mërkurën vizitën e tij në Kosovë. Siç ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, Bobani ka ardhur në Kosovë me ftesë të kryetarit Agim Ademi.

53-vjeçari është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ndërsa orë me parë zhvilloi edhe një takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Bobani gëzon një karrierë të pasur futbollistike. Ai luajti për dhjetë vjet te Milani. U formua si futbollist te Dinamo Zagrebi. Aktualisht, ai ushtron detyrën e shefit të futbollit në UEFA.

Lini një Përgjigje

Bobani që e shkelmoi policin serb, sot qëndron në Kosovë

Elena Avdija fiton çmimin për regji të filmit në Festivalin e Cyrihut ZFF