in

Blerim Latifi: Hajdukun e gjunjëzon veç masa drakonike

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas aksionit të sotëm në Ministrinë e Bujqësisë ku u arrestuan disa persona për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se korrupsioni është bërë kulturë, mentalitet dhe ideologji e burokracisë shtetërore në Kosovë.

“Korrupsioni është bërë kulturë, mentalitet dhe ideologji e burokracisë shtetërore në Kosovë. Natyrisht politika i ka meritat kryesore për këtë. Të kota janë arrestimet dhe gjykimet mbi bazën ekzistuese ligjore. Hajdukun e gjunjëzon veç masa drakonike: 25 vjet burg. Kur ta mendon se një ryshfet mundet me ia shkatrru jetën, jo që s’guxon me e kërku, pa as me e çu nëpër mend s’ka me pasë zemër”, ka shkruar prof. Latifi

Lini një Përgjigje

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

Pak ndihmë nga arbitri e pak fat, Real mund Atalantën