in

Bislimi: Zvicra përkrahëse e madhe e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar

Zvicra është shtet mik dhe ndër më përkrahëset e Republikës së Kosovës, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Në këtë takim u riafirmua mbështetja e fuqishme ndaj qeverisë në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, në sundim të ligjit, zhvillim të demokracisë dhe qeverisjen e mirë. 

Po ashtu, sipas një njoftimi për media lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në takim tema diskutimi ishin dhe aplikimet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

“Gjatë këtij viti u ritheksua dhe përkrahja e vazhdueshme e shtetit të Zvicrës ndaj Kosovës në agjendën zhvillimore dhe përmes projekteve për vitet 2022-2025, ku investon në sektorët si demokracia, qeverisja e mirë dhe paqja, zhvillimi ekonomik, ndryshimet klimatike, sektori i ujërave e shëndetësia në shumën totale prej 83 milionë franga zvicerane” thuhet në njoftimin e lëshuar pas takimit të zëvendëskryeministri Bislimi me ambasadorin Kolly.

Lini një Përgjigje

Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së

Sarrazin: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën