in

Biden merr dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Procedura u transmetua në rrjetet kabllore, pak minuta pasi ndodhi.

Në komentet e shkurtra për gazetarët, ai tha se ka besim tek ekipi i tij për rritjen e shkallës së vaksinimit, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

Biden e ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer/BioNTech më 21 dhjetor.

Për të qenë efektive, kjo vaksinë duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka prekur mbi 22 milionë njerëz, ndërsa ka vrarë mbi 374,000.

Me këto shifra, SHBA-ja është vendi më i goditur në botë.

Në Evropë prin Mbretëria e Bashkuar me mbi 3.1 milionë të infektuar dhe mbi 82,000 viktima.

Numri global i të infektuarve ka kaluar 90 milionë.

Prej tyre, mbi 1.9 milion pacientë kanë vdekur dhe mbi 50 milionë janë shëruar

Lini një Përgjigje

Ndalet rryma në Ortopedi, operacioni kryhet me dritë të telefonit

BioNTech synon të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës më 2021