in

Biden: Besoj se jemi në rrugën e fitores

Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka mbajtur një konferencë për shtyp ku u shpreh tepër optimist për rezultatin e deritanishëm në zgjedhje.

“Do të kërkojë kohë të numërohen votat në Pensilvani, por ne do ta fitojmë edhe këtë shtet, jam i kënaqur me pjesëmarrjen në zgjedhje, mbase do të kërkojë kohë, por duhet ta theksoj se nuk është në dorën e Donald Trump të thotë se kush i ka fituar këto zgjedhje. Këtë e thonë vetëm amerikanët, dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen. Unë jam optimist për rezultatin”, tha Biden.

Biden u duk pozitiv për rezultatet në Arizona, Georgia, Winconsin dhe Michigan. Nga rezultatet e deritanishme Biden kryeson me 223 vota elektorale përballë 174 të Donald Trump.

Lini një Përgjigje

Derbi i madh në Madrid i mrekulloi tifozët në të gjithë botën

Njësitë speciale të Eulexit e rrethuan shtëpinë e Jakup Krasnqit