Zoti Biden tha se kur të vijë në detyrë, do t’u kërkojë guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, testet, gjurmimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar si dhe distancimin fizik.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden deklaroi të mërkurën se beteja kundër koronavirusit “është si të hysh në luftë. Duhet një komandant i përgjithshëm”.
Zoti Biden pritet të bëhet presidenti i 46-të i SHBA, pas ceremonisë së betimit më 20 janar.
Gjatë një tryeze të rrumbullakët të zhvilluar përmes internetit me punonjës të kujdesit shëndetësor, të cilët ai i quajti heronj në betejën me koronavirusin, zoti Biden parashikoi: “Do të bëj gabime. Por ju premtoj se do t’i pranoj kur t’i bëj dhe do të marrë përgjegjësi”.
Zoti Biden tha se kur të vijë në detyrë, do t’u kërkojë guvernatorëve të shteteve të bëjnë të detyrueshme vënien e maskave, testet, gjurmimin e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar si dhe distancimin fizik.
“Do të përdor Ligjin e Autorizimit për Mbrojtje, do të përdor autoritetin e postit. Fjalët e një presidenti amerikan kanë rëndësi,” tha ai.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden shtoi se ka rëndësi që fëmijët të kthehen në shkolla sepse “do të mbeten prapa” nga gjithë këto mungesa në shkollë për shkak të pandemisë.
Ndërkohë që vazhdonte diskutimi, qyteti i Nju Jorkut deklaroi se po mbyllte klasat në shkolla publike, për ta vazhduar mësimin përmes internetit, si rezultat i shtimit të ritmeve të infektimit. VOA.